Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Fadil Bajraj
ai ishte në telefonin e korridorit
duke thënë, “e dashur, nëse nuk më
kthehesh, do të vras
veten!
po të betohem!”
e kalova rrugës për
në dhomën time, e cila gjendej
lart.
ai ishte poet fqinj.
mbante një shall mëndafshi, dhe
beretë,
mbante mjekërz cjapi dhe
bishtkali.
ishte 9 në mëngjes
ama veç isha
i lodhur.
u ngjita në dhomën time
dhe u shtriva në
shtrat.
aty ishte një njeri që donte
të vriste veten po qe se
femra e braktiste.
s’kisha pasur femër
se tri vjet dhe
isha
24 vjeç.
kujtoja, diçka nuk po më
përputhet këtu.
atëherë u çova nga shtrati,
shkova deri te komodina
dhe e çela një shishe
verë.
e mbusha një gotë
përplot.
e piva,
e lashë mënjanë shishen,
shkova deri te
dera, e kyça dhe dola
dhe
u lëshova teposhtë
shkallëve.
ai njeriu më s’ishte
aty.
Qëndroja dhe shikoja
telefonin.
dola prapë në
rrugë.
ishte përplot
derisa njerëzit shëtisnin
poshtë e
lart.
zgjodha një drejtim
dhe ecja në atë
drejtim.
u futa në barin e parë
që hasa,
u ula,
porosita birrë,
piva një gëllënjkë
dhe befas më ra
ndër mend:
ai njeri nuk ka folur
me askë
në telefon.
nuk e di si e
dija këtë
ama e
dija.
qen bir qeni,
kujtoja, më duhet të
ikja nga Greenwich Village
para se të bëhem si
ai!
dhe ika.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'