Telegrafi Real Estate ka shpallur një mundësi për profesionistët e talentuar që kërkojnë zhvillim dhe mundësi te reja në tregun e pasurive të palujtshme.
Telegrafi Real Estate ka hapur një konkurs për pesë pozita si Agjent/e të Patundëshmerive, duke ftuar individë me pasion për shitjet, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe me dëshirë për sukses për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Nëse plotësoni kriteret e specifikuara dhe jeni gati të çoni karrierën tuaj në një nivel tjetër, ju inkurajojmë të aplikoni që sot në këtë konkurs.
Për t’u konsideruar për pozicionin e Agjent/e të Patundëshmerive në Telegrafi Real Estate, kandidatët duhet të posedojnë kualifikimet dhe aftësitë e mëposhtme:
Të ketë të kryer arsimin e lartë
Preferohet të ketë eksperiencë në shitje apo në fushën e patundshmërive së paku 2 vite
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, prezantuese & negociuese si dhe të jetë ambicioz/e
Të njohë programet bazë në përdorimin e kompjuterit ( preferohet njohuri bazike për sistemin CRM )
Të disponojë patentë shofer
Kandidatët e interesuar mund të apikojnë për këto pozita duke dërguar një CV në email adresën realestate@telegrafi.com.
Pse të bashkoheni në Telegrafi Real Estate?
Telegrafi Real Estate, është pjesë e medias online Telegrafi dhe qëndron si një shtesë e fuqishme dhe inovative në platformën më të besueshme të lajmeve në vend.
Telegrafi tërheq miliona lexues çdo muaj, të cilët kërkojnë të vërtetën në një mori temash. Kurse, Telegrafi Real Estate është një pjesë dinamike brenda familjes së madhe të Telegrafit, duke sjellë në plan të parë një epokë të re të eksplorimit të pasurive të paluajtshme.
Si Agjent/e të Patundëshmerive, ju përballeni me sprovat e përditshme të gjetjes së blerësve të mundshëm dhe bindjes së tyre drejt marrjes së vendimit optimal. Por, Telegrafi Real Estate qëndron pranë jush, duke ju fuqizuar të triumfoni mbi këto pengesa dhe të arrini suksese.
Mjedisi dinamik i punës – Si agjent i patundshmërive, ju do të jeni pjesë e një ekipi dinamik, me inovacion dhe mbështetje reciproke. Telegrafi Real Estate nxit një kulturë pozitive të punës që inkurajon punën në grup, ndarjen e ideve dhe mësimin e vazhdueshëm.
Kompensimi konkurrues – Ne vlerësojmë përkushtimin dhe ekspertizën e agjentëve tanë të patundshmërive. Në Telegrafi Real Estate, ju mund të prisni një paketë kompensimi konkurruese që njeh kontributet tuaja dhe shpërblen arritjet tuaja.
Mundësi të mëdha rrjetëzimi -Të bashkohesh me ekipin tonë do të thotë të kesh akses në një rrjet të gjerë profesionistësh të industrisë, duke përfshirë agjentë të tjerë, ndërmjetës, investitorë, klientë të ndryshëm etj. Këto lidhje ofrojnë mundësi të vlefshme për të arritur sukses, referime dhe rritje personale
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City