LAJMI I FUNDIT:

Top Channel i vendosi titra shqip, aktori i serialit “Rrushe”, Shkumbin Istrefi mirëpret veprimin

Top Channel i vendosi titra shqip, aktori i serialit “Rrushe”, Shkumbin Istrefi mirëpret veprimin

Seriali “Rrushe” nga mbrëmë (e martë) nisi transmetimin edhe në Shqipëri, saktësisht në Top Channel.

Por, ajo që mori vëmendje të madhe ishte se seriali u transmetua me titra shqip, gjë e cila ka nxitur reagime të shumta nga personazhet e njohur dhe publiku.


Një reagim për këtë e ka bërë edhe aktori i këtij seriali, Shkumbin Istrefi.

Foto: Shkumbin Istrefi/Facebook

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Istrefi u shpreh se ky veprim sipas tij është i duhur dhe se ai duartroket veprimin e televizionit.

Seriali “Rrushe” prej 23 maj çdo të martë me nga dy episoda premierë në Top Channel
Lexo po ashtu Seriali “Rrushe” prej 23 maj çdo të martë me nga dy episoda premierë në Top Channel

Sipas tij është mirë shfaqja me titra për personat e shurdhër dhe gjithashtu të kuptohet nga të gjithë shqiptarët.

Reagimi i plotë i Shkumbin Istrefit:

Seriali “Rrushe” ka filluar të shfaqet në Top Channel. Në transmetim shfaqen edhe titrat në gjuhën shqipe (afërsisht standardi). Po lexoj reagime të ndryshme lidhur me këtë çështje.

Unë mendoj që është mirë që seriali shfaqet me titra shqip për dy arsye kryesore.

1. Që ngjarjen ta kuptojnë edhe personat që nuk mund të dëgjojnë.

2. Që ngjarja të kuptohet nga secili shqiptar kudo që jeton.

Gjuha e folur në serial është gjuhë e folur e karaktereve, në mënyrë që loja të jetë më e natyrshme dhe me “besueshme” për shikuesin.

Seriali “Rrushe” nuk e ka obligim e as qëllim afirmimin e gjuhës standarde, por është serial dramë/krim/aksion.

Shikim të këndshëm dhe bravo për Top Channel që po e shfaq këtë serial, që sipas meje, ka ngritur standardin e prodhimeve televizive të luajtura këndej e andej kufirit.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori