LAJMI I FUNDIT:

Osmani – Garibashvili: Presidenca me OSBE-në është e angazhuar në mënyrë aktive në mbështetjen e njerëzve në rajonet e konfliktit

Osmani – Garibashvili: Presidenca me OSBE-në është e angazhuar në mënyrë aktive në mbështetjen e njerëzve në rajonet e konfliktit

Ministri i MPJ-së në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmnai gjatë takimit me kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli GaribashviliPresidenca e OSBE-së angazhohet vazhdimisht dhe në mënyrë aktive me të zhvendosurit, gratë dhe të rinjtë e prekur nga konfliktet, si dhe me njerëzit që jetojnë në zona të izoluara dhe të kërcënuara. Mendimet dhe shqetësimet e tyre janë shumë të rëndësishme, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Në këtë kontekst është edhe mesazhi i Presidencës sonë, “Fjala është për njerëzit”. E inkurajoj pjesëmarrjen aktive në Tbilisi dhe pragmatizmin e vazhdueshëm për t’i avancuar çështjet kyçe dhe për t’i shfrytëzuar të gjitha mundësitë për dialog me qëllimin përfundimtar të përmirësimit të gjendjes së të gjithë personave të prekur nga konfliktet”, tha Osmani në takim me Garibashvilin.

Osmani, theksojnë nga MPJ, përsëriti mbështetjen për zgjidhjen e këtyre çështjeve përmes kanaleve kyçe diplomatike për dialog, duke iu referuar Dialogëve Ndërkombëtarë në Gjenevë dhe Mekanizmit për parandalimin dhe reagimin ndaj incidenteve.


“Po ashtu, OSBE-ja është e përfshirë në mënyrë aktive në prezantimin e masave të reja për ndërtimin e besimit dhe iniciativave për dialog, veçanërisht në lidhje me rininë dhe vendosjen e marrëdhënieve të ngushta me të gjitha palët e interesuara”, tha Osmani.

“Dua ta veçoj bashkëpunimin me Ministren për Pajtim dhe Barazi Qytetare, Tea Akhvlediani, me të cilën pata takim ku diskutuam edhe për avancimin e proceseve për zgjidhjen paqësore dhe të qëndrueshme të konflikteve. Duhet të vazhdojmë në rrugën që çon drejt paqes”, tha Osmani.

Përveç Kryeministrit dhe Ministres për Pajtim dhe Barazi Qytetare, Osmani takoi edhe Kryetarin e Kuvendit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, me të cilin biseduan për rëndësinë e ekzistimit të pluralizmit politik për zgjidhjen e çështjeve urgjente./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori