Në përmbyllje të qëndrimit dyditor në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një organizim të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasburg, u mirëprit e bashkëbisedoi me mërgatën tonë në Francë, Gjermani, Zvicër, Belgjikë e Luksemburg.
Ai prezantoi para tyre punën dhe arritjet e Qeverisë, që javën tjetër mbush dy vite nga formimi i saj, dhe qasjen e Qeverisë për mërgatën.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se mërgata ruan një vend të veçantë dhe gëzon vëmendjen e plotë nga qeveria.
“Këtë e kemi reflektuar edhe përmes programeve të “Dialogut me Mërgatën” dhe ai i ‘’Diplomacisë Qytetare’’, tek puna për komisionin ad-hoc për reformën zgjedhore i cili po merret me realizimin e suksesshëm të votimit nga jashtë vendit, e ligjit dhe strategjisë për angazhimin e mërgatës”.
Kryeministri Kurti përmendi dhe krijimin e Fondit Sovran, i cili do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për mundësimin e investimeve të jashtme dhe qasjen në tregje të huaja të kapitalit.
“Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në pesë vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë 4.54 miliardë euro si remitenca dhe 1.54 euro miliardë si investime të huaja direkte. Por mërgata është shumë më tepër sesa kontribuese kyçe në ekonominë e vendit. Atë e shohim dhe si një burim shumë të rëndësishëm të dijes dhe përvojës për Kosovën, e cila mund të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të profesionistëve e të organizatave”.
Kurti tha se përvoja dhe njohuritë që mërgata i sjell në atdhe, janë një burim jashtëzakonshëm i pasurisë dhe mund të ndihmojnë në ngritjen e zhvillimit ekonomik dhe social në Kosovë.
“Gjatë këtyre dy viteve, si Qeveri kemi shtuar dyert për bashkëpunim me mërgatën. Një shembull i tillë është bashkëpunimi në sektorin e arsimit dual me Fondacionin Besa me bazë në Gjermani, apo partneriteti me Shoqatën e Inxhinierëve në Zvicër me Ministrinë e Ekonomisë. E dyert tona të bashkëpunimit mbeten gjithmonë të hapura për mërgatën dhe e admirojmë vullnetin e tyre për të bërë gjithmonë më shumë”, thuhet tutje në njoftim.
Kryeministri Kurti i falënderoi për interesimin e vazhdueshëm dhe kontributin e pareshtur të tyre për vendin dhe shtetin përgjatë secilës fazë të tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje