LAJMI I FUNDIT:

Hysaj flet për fitoren ndaj Napolit: U treguam të aftë duke mos humbur qetësinë

Hysaj flet për fitoren ndaj Napolit: U treguam të aftë duke mos humbur qetësinë

Lazio ka arritur një fitore të madhe, pasi ka mposhtur liderin aktual të Serie A, Napolin në udhëtim 0-1.

Skuadra nga kryeqyteti italian për më tepër e ndali edhe sulmin e Napolit, duke mbajtur portën e paprekur.


Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ka qenë ndër më të mirët në fushë, duke qenë i pakalueshëm nga sulmuesit e Napolit.

Pas ndeshjes Hysaj ka folur për fitoren ndaj ish-skuadrës së tij, duke thënë se u treguan të aftë nëmbrojtje.

“Ndeshje e madhe dhe po rritemi si skuadër. Nëse kalon me sukses një test si ky ndaj Napolit dhe sheh progres, atëherë duhet të fillosh të besosh edhe më shumë te vetja”.

“Ne jemi të rritur dhe profesionistë. U treguam të aftë duke mos e humbur qetësinë, u treguam të gjithëve se dimë të luajmë dhe përballemi me skuadra të mëdha”, tha Hysaj.

Lazio mposht Napolin si mysafir
Lexo po ashtu Lazio mposht Napolin si mysafir

Tutje Hysaj tha se janë të fokusuar dhe nëse edhe një mizë lëvizte ata reagonin shpejtë.

“Vjet ishim dobët. Këtë sezon dimë të bëjmë lëvizjet e duhura dhe gjithçka funksionin lehtësisht. Unë e ndjej besimin e shokëve dhe të trajnerit, është normale që gjërat të ecin mirë”.

“Mbrojtja funksionoi ndaj Napolit. Të gjithë ishim të përqendruar, nga portieri te Ciro Immobile. Edhe nëse lëvizte një mizë, ne i bënim thirrje njëri-tjetrit që të bënim kujdes. E donim me gjithë zemër këtë fitore”, u shpreh Hysaj.

“E menaxhuam si duhej çdo situatë. Sa më pak pësojmë, aq më shumë bëhemi të vendosur për ta mbajtur portën e paprekur. Për ne është një gjë e bukur fakti se jemi mbrojtja e dytë më e mirë në kampionat”, përfundoi 29-vjeçari. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori