LAJMI I FUNDIT:

Batatina flet pas humbjes nga Prishtina: Nuk ndikuan akuzat nga mediat franceze, pranuam gol të lehtë

Batatina flet pas humbjes nga Prishtina: Nuk ndikuan akuzat nga mediat franceze, pranuam gol të lehtë

Llapi është ndalur pas një serie fantastike prej tre fitoreve radhazi, ku është mposhtur nga Prishtina me rezultat të pastër 0-2.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se pësuan gol të lehtë të parin dhe nuk i shfrytëzuan rastet që kishin.


“Jemi munduar ta përgatitim lojën mirë. Në pjesën e parë kishim rastet tona dhe nuk shënuam. Pranuam gol të lehtë. Më pas portieri nuk ishte i kujdesshëm dhe kjo na nxjerri prej ekuilibrave”.

“U munduam në pjesën e dytë, ishim dy herë paralel me golin dhe nuk shënuam. Kampionati është i gjatë. Ishim në seri të mirë. Besoj që ishte ngarkesë për shkak të ndeshjes së kaluar”, ka thënë Batatina.

Tutje Batatina foli edhe për skandalin e zbuluar nga mediat franceze dhe akuzat e tyre për kurdisje të ndeshjeve nga Llapi, por i pari i bardhekaltërve deklaroi se si ekip nuk merren me atë pjesë.

“Jo, sa i përket asaj pjesës na me ekipin nuk merremi me atë pjesë. Na do të merremi vetëm me pjesën tonë që na takon. Skuadra sot nuk e kishte ditën e vet”.

“Pas katër fitoreve erdhi edhe humbja. Jemi afër pozitës së tretë. Është herët, ka kohë”, deklaroi trajneri llapjan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Triumfi i Manchester United në FA Cup shkakton pasoja të rënda për Chelsean

Triumfi i Manchester United në FA Cup shkakton pasoja të rënda për Chelsean

Premier League
Liverpooli futet në garë për transferimin e njërit prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë

Liverpooli futet në garë për transferimin e njërit prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë

Premier League
Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

La Liga
Ardhja e Mbappe dhe Endrick do t'ia ulë ndjeshëm minutat, dy klube spanjolle i afrohen Arda Gulerit

Ardhja e Mbappe dhe Endrick do t'ia ulë ndjeshëm minutat, dy klube spanjolle i afrohen Arda Gulerit

La Liga
Erik Ten Hag tregon tri blerjet që po planifikon t’i bëjë tek Man Unitedi sezonin e ardhshëm

Erik Ten Hag tregon tri blerjet që po planifikon t’i bëjë tek Man Unitedi sezonin e ardhshëm

Premier League

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori