Ndryshimet e mëdha në Toyota më në fund sinjalizojnë se kompania po bëhet serioze për kapitullin e saj të ardhshëm. Drejtori aktual ekzekutiv i Toyota do të qëndrojë si kryetar i kompanisë, ndërsa ish-shefi i markës së Lexus do të marrë përgjegjësinë për Toyota.
Toyota kishte nevojë për një ndryshim në drejtimin e saj, nuk ka dyshim për këtë. Kompania ka vite me radhë që sillet rreth temës së veturave elektrike, ajo u përpoq ta injoronte plotësisht në fillim dhe më pas vendosi që bota kishte nevojë për makina hibride dhe i hodhi poshtë makinat me bateri.
Drejtori aktual ekzekutiv i Toyota, Akio Toyoda, i cili është nipi i themeluesit, do të marrë rolin e kryetarit. Tani për tani duket se ai do të mbajë njëfarë kontrolli, por roli i drejtorit ekzekutiv i takon Koji Sato, i cili ishte i rëndësishëm në strategjinë e markës së Lexus, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Është e vështirë të fajësosh Toyota-n për lëvizjen e ngadaltë, ajo është një kompani e madhe me miliona makina të prodhuara çdo vit në fabrika të përhapura në të gjithë botën dhe nuk mund të ndryshojë thjesht kursin sipas dëshirës. Por ky ndryshim në kurs zgjati gati një dekadë.
Me kalimin e viteve Toyota e hodhi poshtë lëvizjen drejt veturave elektrike dhe madje përqeshi disa nga kompanitë e reja. Tani, me shumë turp, ajo pranoi se strategjia e saj e re është krijuar për të konkurruar me Tesla-n.
Me menaxhmentin e ri vijnë ndryshime të mëdha. Kompania më në fund ka kuptuar se platforma e saj e-TNGA është joefikase për makinat elektrike dhe ndërlikon proceset e projektimit dhe prodhimit. Platforma ishte thjesht një platformë e përshtatur për motorin me djegie të brendshme dhe ishte thjesht një zgjidhje ad-hoc. Tani Toyota dëshiron të ketë një platformë të dedikuar për veturat elektrike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Detaje të reja rreth marrëveshjes mes Hondas dhe Sonyt për veturat elektrike
SUV 3000 kuaj/fuqi apo Ferrari SF90?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit