Disa klientë të aplikacioneve të palëve të treta në Twitter si Twitterific dhe Tweetbot, duket se po përjetojnë probleme, megjithëse shkaku se pse kjo po ndodh aktualisht mbetet i paqartë.
Zhvilluesit nuk kanë marrë asnjë komunikim nga kompania nëse problemi është shkaktuar nga një gabim apo diçka tjetër, kjo sipas një postimi të Mastodon nga Paul Haddad, një nga krijuesit e Tweetbot.
Ka pasur spekulime nga përdoruesit e Twitter dhe disa media se kjo është një lëvizje nga Twitter për të mbyllur plotësisht klientët e palëve të treta, transmeton Telegrafi.
Tweetbot and other clients are experiencing problems logging in to Twitter. We’ve reached out to Twitter for more details, but haven’t heard back.
We’re hoping this is just a temporary glitch and will let you know more as soon as we know more.
— Tweetbot by Tapbots (@tweetbot) January 13, 2023
Megjithatë, ndërprerja mund të mos jetë universale. Disa aplikacione, si Fenix 2 ose Albatross, duket se po funksionojnë për disa të tjerë, megjithëse janë parë përdorues të tjerë që raportojnë probleme me Fenix. Aplikacioni Twitter i palës së parë është gjithashtu ende funksional.
Aplikacionet e palëve të treta mbështeten në API-në e Twitter për të marrë të dhëna nga shërbimi, një pikë që ka qenë e diskutueshme në të kaluarën pasi kompania kaloi një periudhë ku ajo neglizhoi mjetet për zhvilluesit e jashtëm.
We’re aware that Twitterrific is having problems communicating with Twitter. We don’t yet know what the root cause is, but we’re trying to find out. Please stay tuned and apologies.
— Twitterrific (@Twitterrific) January 13, 2023
Kjo dukej se po ndryshonte përpara se Elon Musk të blinte kompaninë, megjithëse se ku qëndron ai në aplikacionet alternative të Twitter nuk është e qartë; Elon nuk duket se ka thënë diçka shumë pozitive apo negative për to.
Është e vështirë të thuhet nëse ndërprerja e klientit të palëve të treta është për shkak të API-së. Një nga punëtorët e The Verge shkruan se përpjekja për thirrje të caktuara nga llogaria e tij individuale e zhvilluesit të Twitter dukej se kishte funksionuar, ndërsa mjeti i eksploruesit API të Twitter aktualisht ka probleme.
Shumë nga mesazhet e problemit që shfaqen tek përdoruesit u referohen çështjeve me vërtetimin. Në kohën e shkrimit, nuk ka pasur asnjë postim në Twitter për problemet e dukshme, qoftë nga llogaria zyrtare në Twitter, nga llogaria e Twitter Support apo edhe nga vetë Elon Musk.
Kompania nuk ka një departament komunikimi që mund të pyetet për këtë çështje drejtpërdrejt, por The Verge shkruan se do të vëzhgojnë tutje për çdo zhvillim në lidhje me këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMicrosoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Disa duan që të miturve t'u ndalohet përdorimi i YouTube për një arsye
Miniclip ka mbyllur zyrtarisht serverët e tij
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
Snap do e bëjë falas chatbotin e saj me inteligjencë artificiale për të gjithë përdoruesit e aplikacionit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze