LAJMI I FUNDIT:

Duka e vlerëson Rejan si një nga bashkëpunëtorët më të mirë

Duka e vlerëson Rejan si një nga bashkëpunëtorët më të mirë

Konferencën për shtypin me rastin e prezantimit të trajnerit të ti të Kombëtares, Sylvinho, e hapi presidenti Duka, që fillimisht falënderoi trajnerin Edy Reja për kontributin e dhënë në Kombëtare për 3 vjet e gjysmë.

“Jemi në këtë komunikim për të mbyllur një cikël dhe për të filluar një cikël të ri me një staf të ri, me objektiva të qartë. Do të doja të falënderoja Edy Rejën dhe stafin e tij për kontributin që kanë dhënë në drejtimin e Kombëtares, për përkushtimin dhe për gjithçka ka dhënë në këto 3 vite e gjysmë.


Ka zhvilluar më shumë se 30 ndeshje, bilanci është i barabartë në humbje dhe fitore. Ka bërë një punë shumë të mirë në uljen e moshës mesatare të futbollistëve të Kombëtares. Mund të ketë edhe kritika, por nëse nuk afron elementë të rinj nuk mund të kesh rezultate në të ardhmen.

Nga pikëpamja humane, Edy Reka ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të mirë të FSH-së, i respektuar nga të gjithë në ambientet sportive. Ky nuk është takim thjesht formal, do të vijojë me komunikimin mes stafit të vjetër dhe atij të ri për informacionet që i duhen stafit të ri.” /ss/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori