LAJMI I FUNDIT:

U përfol për një lidhje me Dua Lipën, Trevor Noah nxit thashethemet për romancë të re me modelen Juliana Herz

U përfol për një lidhje me Dua Lipën, Trevor Noah nxit thashethemet për romancë të re me modelen Juliana Herz

Trevor Noah u pa në Los Angeles me modelen Juliana Herz gjatë fundjavës.

Ish -prezantuesi i “Daily Show”, 38 vjeç, kishte veshur në të zeza me atlete të bardha teksa rrëmbeu një kafe me modelen, e cila ishte e lidhur me këngëtarin Joe Jonas në vitin 2016.


Kjo vjen tre muaj pasi komediani me origjinë nga Afrika e Jugut u pa duke u puthur me yllin e popit Dua Lipa pas një takimi intim.

Trevor dhe Juliana mbanin filxhanë të bardhë kafeje dhe secili mbanin syze dielli ndërsa rrinin nëpër qytet.

Bukuroshja brune tregoi barkun e tonifikuar në një këmishë të zezë me mëngë të gjata, të cilën e kombinoi me pantallona të gjelbra.

Modelja përshtati veshjen e saj me një palë atlete Nike jeshile dhe të bardha me lidhëse të zeza.

Ajo vendosi një çantë lëkure të zezë mbi njërin sup dhe mbante një pulovër të zi teksa dyshja ecnin nën rrezet e diellit.

Në fund të shtatorit, ish-prezantuesi u pa duke shijuar një darkë intime dhe të qetë me Dua Lipën një restorant xhamajkan në East Village.

Dukej se ata kishin kimi pasi mbrëmja kulmoi me një puthje romantike dhe një përqafim të ëmbël përpara se të shkonin në rrugë të ndara.

Dua ishte në lidhje më parë me Anwar Hadid për shumë vite, dhe Trevor ishte me aktoren Minka Kelly për një kohë të gjatë përpara se të ndaheshin në verën e 2022.

Noah kohët e fundit u largua nga “Daily Show” pas një drejtimi shtatë-vjeçar si prezantues, duke e lënë pozicionin të hapur.

Foto: Getty Images

Megjithatë, Chelsea Handler së fundmi që deklaroi se do të ishte e hapur për të plotësuar vendin në drejtimin e emisionit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori