LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare, legjenda italiane Gianluca Vialli

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare, legjenda italiane Gianluca Vialli

Ish-sulmuesi i Italisë, Gianluca Vialli, ka vdekur në moshën 58-vjeçare. Vialli, i cili luajti për shumë klube të njohura dhe pati një karrierë të shkëlqyer ishte duke u trajtuar nga kanceri i pankreasit, por nuk pati sukses.

Vialli e filloi karrierën e tij në Cremonese, klubi i tij i lindjes, përpara se të vazhdonte të luante në Serie A për Sampdoria dhe Juventus, ndërsa më vonë duke i dhënë fund karrierës së tij si lojtar në Chelsea përpara se të bëhej trajner.


Ai shënoi 16 gola në 59 paraqitje për Italinë dhe u paraqit me kombëtaren e Azurrëve në Kupën e Botës të viteve 1986 dhe 1990.

Javët e fundit u njoftua se Vialli do të largohej nga detyra e tij si shef delegacioni me ekipin italian për t’u fokusuar në trajtimin e tij për kancerin në pankreas.

Ai ishte ribashkuar vonë në ekipin e Italisë me trajnerin kryesor, Roberto Mancini, ish-partneri i tij në sulm te Sampdoria, dhe Vialli shpresonte se ai do të ishte në gjendje të rifillonte rolin e tij në ekipin kombëtar.

Megjithatë, sot (e premte) është njoftuar vdekje e legjendës italiane në moshën 58-vjeçare, ndërsa menjëherë pas vdekjes kanë reaguar shumë klube dhe institucione të futbollit duke shprehur ngushëllime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori