LAJMI I FUNDIT:

Erdogan thotë se mund të takohet me Assadin për paqen në rajon

Erdogan thotë se mund të takohet me Assadin për paqen në rajon

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se mund të takohet me presidentin sirian, Bashar al-Assad për të nxitur paqen dhe stabilitetin në Siri, një javë pas një takimi mes ministrave të mbrojtjes të dyja vendeve.

Shefat e mbrojtjes ruse, turke dhe siriane dhe oficerët më të lartë të inteligjencës zhvilluan bisedime në Moskë, pas më shumë se një dekadë.


“Turqia, Rusia dhe Siria kanë nisur një proces në Moskë”, tha presidenti duke shtuar se ministrat e jashtëm të tre vendeve pritet të takohen së shpejti në një format trepalësh, raporton aljazeera.

“Pas kësaj ne mund të takohemi si udhëheqës rusë, turq dhe sirianë, në varësi të zhvillimeve. Qëllimi ynë është të vendosim paqen dhe stabilitetin në rajon”, pohoi i pari i shtetit turk.

Kujtojmë se ngrohja e marrëdhënieve midis qeverisë turke dhe siriane dukej e pamundur në vitet e kaluar gjatë konfliktit sirian.

Zyrtarët turq e quajtën Assadin “terrorist”, duke hedhur poshtë çdo dialog me të ndërsa i pari i shtetit i Sirisë akuzoi Turqinë për pushtimin e tokës siriane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori