LAJMI I FUNDIT:

Kongresi amerikan rekomandoi ngritjen e kallëzimeve penale kundër Trumpit

Kongresi amerikan rekomandoi ngritjen e kallëzimeve penale kundër Trumpit

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të 6 janarit votoi njëzëri në fund të mbledhjes përfundimtare publike të hënën për të miratuar raportin historik mbi trazirat në Kongresin amerikan dhe referimet kriminale për ish-presidentin Donald Trump dhe të tjerët.

Kongresisti amerikan demokrat, Jamie Raskin konfirmon se komiteti i Kongresit amerikan ka rekomanduar katër akuza penale kundër ish-presidentit Donald Trump.


Akuzat kanë të bëjnë me pengim të një procesi zyrtar, komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, komplot për të bërë një deklaratë të rreme dhe kryengritje, raporton cnn.

Kjo nuk do të thotë edhe zyrtarisht ngritje të akuzave penale – pasi i takon departamentit të drejtësisë të akuzojë individët – është një rekomandim.

Çfarë ndodhi më 6 janar 2021

Ishte një ditë e rëndësishme në Kongres: senatorët amerikanë po mblidheshin në ndërtesën e Kongresit amerikan për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat Joe Biden i kishte fituar.

Kishte një tubim aty pranë: Donald Trump, i cili ishte ende president në atë kohë, iu drejtua mbështetësve në një tubim “Save America” pranë Shtëpisë së Bardhë. Ai u kërkoi atyre të marshonin “në mënyrë paqësore” drejt Capitolit, por gjithashtu bëri pretendime të pabazuara për mashtrim masiv të votuesve dhe u tha atyre “të luftojnë si ferr”.

Një turmë sulmoi Kapitolin: numëronte midis 2,000 dhe 2,500 njerëz dhe përmbante anëtarë të grupit të ekstremit të djathtë, ndërsa shumë prej tyre mbanin armë. Qindra njerëz u futën me forcë në ndërtesë përmes dritareve dhe dyerve, duke mposhtur policinë e Kapitolit.

Politikanët u detyruan të strehoheshin: Zëvendëspresidenti Mike Pence duhej të largohej me shpejtësi dhe anëtarët e Kongresit u fshehën ndërsa rebelët vërshuan nëpër ndërtesë, duke bërtitur kërcënime me vdekje dhe u futen me forcë në Senat.

Ndryshe, policisë amerikane iu deshën pothuajse katër orë për të rivendosur rendin në Kapitol. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori