LAJMI I FUNDIT:

Skrekas: Bashkëpunimi energjetik midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është avancuar dhe thelluar

Skrekas: Bashkëpunimi energjetik midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është avancuar dhe thelluar

Bashkëpunimi energjetik midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është avancuar dhe thelluar dhe është bashkëpunim shembullor, theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës së Greqisë, Kostas Skrekas.

Skrekas theksoi se të dy vendet kanë zhvilluar lidhje shumë të forta bashkëpunimi, tha se personalisht ka bashkëpunim dhe komunikim shumë të mirë me kolegun Kreshnik Bekteshi, ndërsa bashkëpunimi është i mirë edhe mes kryeministrave të të dy vendeve.

“Tashmë kemi potencuar se do të tentojmë të sigurojmë nevojën për furnizim me linjitit të kombinateve që ndodhen në Maqedoninë e Veriut me linjit nga rajoni grek dhe po përpiqemi këtë ta finalizojmë dhe ta zhvillojmë. Së dyti po e dyfishojmë këtë, duam të dyfishojmë lidhjen tonë të energjisë elektrike deri në vitin 2030. Së treti, ka përfunduar testi për tubacionin e gazit natyror i cili do të ofrojë zgjidhje për furnizimin me gaz natyror të Maqedonisë së Veriut”, tha Skrekas.


Ai iu referua edhe investimeve të mundshme energjetike nga ana greke tek ne, duke përmendur “grupin “Mitilineos” që dëshiron të ndërtojë njësi të gazit natyror në Maqedoninë e Veriut, si dhe ofertën e dorëzuar nga kompania shtetërore e energjisë elektrike DEI për ndërtimin e TEC Çebren i cili është kandidat kryesor.

“Bashkëpunimi mes dy vendeve është avancuar, thelluar dhe ne e mbështesim këtë, sepse në këtë mënyrë do ta ndihmojmë Maqedoninë e Veriut dhe do të ketë çmime më stabile të energjisë elektrike për qytetarët”, theksoi Skrekas, duke u përgjigjur në pyetjen e AIM.

Në brifingun me gazetarët e huaj të organizuar nga Shoqata e korrespondentëve të jashtëm në Greqi, ministri ka folur edhe për të gjitha temat aktuale që ndërlidhen me energjetikën dhe krizën energjetike.

Ai theksoi se qëllimi i Greqisë është që deri në vitin 2028 plotësisht të ndërpritet përdorimi i linjitit dhe të përdoren burimet e rinovueshme të energjisë me përdorimin e diellit dhe erës, që është një përparësi energjetike për Greqinë dhe shtoi se nuk është planifikuar ndërtim i centraleve bërthamore në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori