LAJMI I FUNDIT:

Thasë me kikirikë, shisha e altoparlantë – policia konfiskon mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Thasë me kikirikë, shisha e altoparlantë – policia konfiskon mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës njoftoi këtë të martë se pas pranimit të informatave nga terreni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar, ka ndërmarrë disa veprime të cilat kanë rezultuar me parandalimin e një rasti të kontrabandës me mallra.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 19:50, në fshatin Kabash në drejtim të fshatit Smirë është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues pa drita dhe pa targa, me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra.

Policia ka ndaluar automjetin të cilin e drejtonte i dyshuari, recidivist i veprave të kontrabandës me mallra. Ai është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Zhegër.


Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 40 thasë me kikirikë të papërpunuar rreth 500 kg, 15 pako me rripa të brezit, 10 pako çanta të kraharorit, tri pako me altoparlantë –bluetooth, një pako me mbajtëse të telefonave në veturë, dy pako me aroma të ndryshme (shisha) dhe mallra tjera që dyshohet të jenë kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut.

“Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori