LAJMI I FUNDIT:

Topalli: E prisja ftesën e Kosovës, jam i dëshpëruar

Topalli: E prisja ftesën e Kosovës, jam i dëshpëruar
Jetmir Topalli

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e këtij muaji.

Trajneri francez për grumbullimin e shtatorit ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë. Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetmë të Ligës së Kombeve.


Në këtë listë nuk është përfshirë Jetmir Topalli, lojtar i cili po kalon nëpër një formë shumë të mirë te skuadra turke Instanbulspor edhe pse e kishte pritur një ftesë nga të tillë.

Javë ma parë, Topalli në një intervistë për KosovaPress deklaroi se është në pritje të ftesës nga trajneri Giresse dhe se është i gatshëm për ta ndidhmuar Kosovën në fazën sulmit dhe tani që nuk është ftuar është shumë i zhgënjyer.

Ai ka thënë për KosovaPress se mosftesa nga ana e Giresses e ka lënë jashtëzakonisht të dëshpëruar, por përkundër kësaj do të vazhdojë të punoj edhe më shumë.

“Patjetër që jam i dëshpëruar sepse kam shpresuar shumë që do të jem pjesë e këtij grumbullimi, por nuk kam se çfarë të bëjë. Duhet të punoj edhe me më shumë motiv dhe të shikoj përpara.”, tha Topalli.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori