LAJMI I FUNDIT:

Rama premton rritje pagash për mjekët, infermierët dhe ndihmë për pensionistët

Rama premton rritje pagash për mjekët, infermierët dhe ndihmë për pensionistët

Rritja e Inflacionit mund të shoqërohet me rritje të rrogave për një pjesë të të punësuarve në sektorin publik në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e spitalit të ri të Laçit, Kryeministri Edi Rama premtoi rritje page për punonjësit e shëndetësisë dhe jo vetëm.

“Me sigurinë që pasi u rritën rrogat edhe një herë për ju, do vijojmë t’i rrisim sërish përtej vështirësive që kemi, sepse është e rëndësishme që në këtë fazë kritike, të vijojmë të mbështesim. Rrogat do vazhdojnë të rriten për të gjithë ata që punojnë në sistemin shëndetësor dhe shpresoj që së shpejti të kemi lajm të mirë për pensionistët, edhe pse gjithmonë ndaj tyre do të jemi në borxh”, tha Rama.


Nga Laçi, Rama nuk nguroi të thumbonte dhe demokratët, të cilët i akuzoi se e kishin lënë qytetin pas dore.

“Dua të kujtoj se ishte një qytet i lënë pas dore rëndshëm për shumë vite nga ata që e kanë marrë votën rëndshëm për shumë vite. Ne më pas nuk është se bëmë ndonjë gjë të madhe, por bëmë diçka më shumë deri kur tërmeti dhe gjithë ajo tragjedi që goditi këtu më shumë se kudo tjetër, na vuri përpara detyrimit për të nxjerrë nga ajo krizë e rëndë të gjithë atë që të ofron një mundësi e madhe, për ta rilindur të gjithë këtë zone”.

Rama u foli laçianëve dhe për potencialin turistik të qytetit, duke u bazuar te turizmi fetar, që mund të zhvillojë zonën në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Rrëfimi i Leutrimit, 25 vjet pas luftës i gjeti eshtrat e babait

Rrëfimi i Leutrimit, 25 vjet pas luftës i gjeti eshtrat e babait

Lajme
Kalo në kategori