Një fotografi interesante që qarkullon në internet këto ditë, tregon ndoshta më së miri se sa shumë ka ndryshuar skena muzikore në botë në 30 vitet e fundit.
Gjegjësisht, fotografia tregon shtatë albume ikonike të muzikës rok dhe metal, të cilët u publikuan në vitin 1991, madje pesë prej tyre u prezantuan para publikut brenda 44 ditësh.
“The Black Album” është albumi i pestë i grupit amerikan të metalit, “Metallica” dhe është një nga albumet më të shitur të bendit legjendar. Albumi u publikua më 12 gusht 1991 përmes kompanisë diskografike Elektra Records dhe regjistroi shitjet më të mira në atë kohë.
Vetëm 15 ditë më vonë doli në treg “Ten”, albumi debutues i rok grupit amerikan, “Pearl Jam”. Albumi u publikua më 27 gusht 1991 nga Epic Records. “Ten” nuk ishte një sukses i menjëhershëm, por në fund të vitit 1992 arriti në vendin e dytë në listat e Billboard. Albumi prodhoi tre këngë hit: “Alive”, “Even Flow” dhe “Jeremy”. Kjo e fundit u bë një nga këngët më të famshme të grupit dhe mori nominime për këngën më të mirë Rock dhe Performancën më të mirë ‘hard rock’ në edicionin 35-të të Grammy Awards.
Metallica – Black Album – 12 gusht
Pearl Jam – Ten – 27 gusht
Guns N’ Roses – Use Your Illusion I dhe II – 17 shtator
Red Hot Chili Peppers – Blood Sugar Sex Magik – 24 shtator
Nirvana – Nevermind – 24 shtator
“Guns N’ Roses” prezantoi albumin e tretë, “Use Your Illusion I” më 17 shtator 1991. Është i pari nga dy albumet e lëshuar si pjesë e turneut “Use Your Illusion”, i dyti quhet “Use Your Illusion II”. Këto albume përfaqësojnë një pikë kthese në tingullin e grupit. Edhe pse ata nuk e braktisën tingullin e tyre të njohur ‘hard rock’ që nga albumi i tyre i parë, “Appetite for Destruction”, në “Use Your Illusion I” demonstruan për herë të parë pak a shumë elemente të muzikës blues, klasike dhe ‘country’. Këngët si “November Rain” i sollën bendit popullaritet në mesin e audiencës që normalisht nuk dëgjonin ‘hard rock’ ose ‘heavy metal’.
“Blood Sugar Sex Magik” është albumi i pestë i rock grupit amerikan, “Red Hot Chili Peppers”, i publikuar më 24 shtator 1991. Ata arritën në vendin e tretë në listën Billboard 200, albumi shiti 15 milionë kopje në mbarë botën dhe përfaqëson hyrjen në popullaritetin global të bendit dhe pranimin e tyre nga kritikët.
Në të njëjtën ditë doli në treg “Nevermind”, albumi i dytë rok grupit amerikan “Nirvana“. Kopertina, e cila përshkruan një foshnjë të zhveshur duke notuar pas një grepi jashtë mundësive të saj, konsiderohet si një nga kopertinat më të famshme të albumeve ndonjëherë. “Nevermind” ka shitur më shumë se 30 milionë kopje në mbarë botën, duke e bërë atë një nga veprat muzikore më të shitura të të gjitha kohërave.
Dhe kështu, në vetëm pak javë, pesë grupe legjendare prezantuan albume dhe hite që zgjasin dhe dëgjohen për më shumë se 30 vjet, ndryshe nga shumica e këngëve të sotme, të cilat bien në harresë në pak muaj.
Pjesë e fotografisë është edhe albumi “Badmotorfinger” i grupit “Soundgarden” që u lansua po në vitin 1991. Në fillim të tetorit, pra më 8 tetor 1991, u publikua albumi i tretë i grupit tjetër amerikan, i cili është albumi më i renditur i këtij grupi në top-listën Billboard 200, ku arriti në vendi i 39-të. Grupi prezantoi albumin në turneun në Amerikën Veriore dhe në Evropë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania
"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur