LAJMI I FUNDIT:

Justin Bieber fotografohet nga paparacët duke shijuar momentet intime me gruan gjatë pushimeve verore

Justin Bieber fotografohet nga paparacët duke shijuar momentet intime me gruan gjatë pushimeve verore

Justin Bieber dhe Hailey Bieber nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit teksa po shijonin pushimet në Coeur d’Alene.

Ylli 28-vjeçar i muzikës pop dhe supermodelja 25-vjeçare ndanë puthje të ëmbël me njëri-tjetrin dhe përkëdhelje teksa shijonin diellin e verës në një varkë me miqtë, shkruan DailyMail.


Hailey tregoi figurën e saj të shkëlqyeshme të trupit e veshur me një palë rroba banje blu të markës “Skims”, ndërsa Justin zgjodhi një palë pantallona të shkurtra të zeza.

Justin, i cili kohët e fundit e ndërpreu turneun e tij “Justice World Tour” për arsye shëndetësore, tregoi numrin e madh të tatuazheve të tij në trupt pasi u shfaq pa këmishë në pjesën e sipërme.

Kim Kardashian publikon fotografi nga çastet intime me të dashurin Pete Davidson
Lexo po ashtu Kim Kardashian publikon fotografi nga çastet intime me të dashurin Pete Davidson

Hailey plotësoi rrobat e saj të banjës blu me një kapele bejsbolli të kaltër, duke i tërhequr flokët e saj plot shkëlqim në një stil topuz.

Çifti u pa duke u relaksuar në kuvertën e varkës dhe duke bërë dush me njëri-tjetrin me dashuri teksa putheshin dhe përqafoheshin.

Më vonë gjatë ditës, supermodelja hoqi kapelën e saj dhe u hodh në liqen, duke u shfaqur më pas me flokë të lagura të lëmuara.

Justin tundi flokët e tij të shkurtra dhe të lagura, teksa mbante një gjerdan të trashë me rruaza dhe një orë të zezë rreth kyçit të dorës së bashku me syze dielli të ngushta.

Hailey zbukuroi qafën e saj me një gjerdan elegant që shkruante “Rhode” – emri i saj i mesëm dhe emri i markës së kujdesit të lëkurës – me shkronja të bukura.

Bukuroshja ka nxjerrë në pah edhe një palë byzylykë ari dhe diamanti rreth kyçit të dorës së saj delikate, teksa ka qëndruar elegante edhe gjatë pushimeve.

Muzikanti i talentuar aktualisht po pushon nga një orar i ngjeshur i turneut teksa po shërohet nga sindroma Ramsay Hunt, e cila i paralizoi përkohësisht gjysmën e fytyrës.

Ai dukej se po ia dilte shumë mirë teksa merrte rrezet e diellit me gruan e tij, me të cilën u martua në vitin 2018.

Muzikanti me origjinë kanadeze hyri në Instagram të hënën për të ndarë me ndjekësit e tij tri imazhe nga udhëtimi i qetë dhe skenik.

Ai nuk shkroi asgjë në mbishkrim, por fansat e tij dukej se nuk e kishin problem pasi postimi mblodhi mbi 745,000 pëlqime nga ndjekësit e tij, të cilat janë plot 247 milionë vetëm në këtë platformë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori