LAJMI I FUNDIT:

Driton Kuka zgjidhet trajneri më i mirë në Evropë

Driton Kuka zgjidhet trajneri më i mirë në Evropë

Driton Kuka ka fituar çmimin prestigjioz trajneri më i mirë i xhudos për femra në Evropë për vitin 2021.

Trajneri pejan ka fituar edhe një trofe tjetër të madh individual, pas atij kur u shpall trajneri më i mirë i xhudos në botë për vitin 2021.

Dritoni Kuka tani është shpallur edhe trajneri më i mirë i xhudos në Evropë për vitin që lamë pas.


Ky triumf i Kukës erdhi pas sukseseve të mëdha të xhudisteve nga Kosova gjatë vitit të fundit, ku patën suksese të mëdha në Lojërat Olimpike Dimërore, ku Kosova fitoi dy medalje të arta.

Trofeu i trajnerit më të mirë në Evropë për vitin 2021, Kukës iu dorëzua sot në Sofje të Bullgarisë, aty ku po mbahet Kampionati Evropian i xhudos.

Kosova në këtë evropian i ka fituar dy medalje deri tani, pasi të premten Distria Krasniqi fitoi të bronztën në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa sot (e shtunë), Laura Fazliu fitoi të argjendtën në kategorinë deri 63 kilogramë.

Pas çmimit ka reaguar edhe vet Driton Kuka me anë të profilit të tij privat në Facebook.

“Sot pos medaljeve të garueseve tona gjatë Evropianit u shpallën më të mirët e Evropës për vitin 2021!. Prej sot edhe Zyrtarisht trajner me i mirë Evropian për vajza!”, ka shkruar Kuka ndër tjerash.

Në fund, Kuka ka vlerësuar çmimin dhe ka bërë disa falënderime të mëdha.

“Si trajner r është arritja e vetme që nuk e kam pasur në vitrinën e trajnerit! Mirënjohës ekipit tim, që funksionon si familje e madhe! Mirënjohës Kampioneve Olimpike, por edhe tjerëve. Jam krenar me të arriturat e nxënësve të mi për jetë!”, përfundoi Kuka. /Telegrafi/