LAJMI I FUNDIT:

Putin përmend sërish Kosovën, tenton ta krahasojë me agresionin e tij ushtarak në Ukrainë

Putin përmend sërish Kosovën, tenton ta krahasojë me agresionin e tij ushtarak në Ukrainë

Në kohën kur Rusia po përdor agresionin për të kryere gjenocid, duke vrarë edhe fëmijët e civilët e pafajshëm ukrainas, presidenti i saj Vladimir Putin ka gjetur kohë që disa herë brenda takimit me shefin e OKB-së të përmend Kosovën dhe ta krahasojë shpalljen e pavarësisë së saj me zhvillimet në Ukrainë.

Kjo nuk është hera e parë që Putini e përdor Kosovën duke e përmendur në relacion për të krahasuar me gjendjen në Ukrainë, për t’i aneksuar dy rajone të saj.

Ai gjatë takimit me sekretarin përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka përdorur edhe një herë pavarësinë e Kosovës duke tentuar të arsyetojë pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014 dhe ndërhyrjen në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.


“Unë e mbaj mend mirë dokumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth Kosovës. E kujtoj mirë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, i cili thotë se, ‘zbatimi i të drejtës për vetëvendosje për territorin e secilit vend dhe nuk duhet të kërkojë leje për ta deklaruar sovranitetin nga ai vend’. Kjo është e shkruar në relacion me Kosovën dhe ky vendim është përkrahur nga të gjithë. Nëse është kështu, atëherë Republika e Donbasit dhe ajo e Doneskut kanë të njëjtat të drejta duke mos zbatuar autoritetin qendror në Kiev për ta deklaruar sovranitetin, pasi që precdenti ekziston”, ka thënë Putin gjatë këtij takim, përcjell Telegrafi.

Në anën tjetër, Guterres duke tentuar të gjejë arsyetim përballë Putinit, thotë se OKB-ja megjithatë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Para së gjithash, Kombet e Bashkuara nuk e kanë njohur Kosovën”, është përgjigjur Guterres.

Mirëpo Putin ka vazhduar tutje, duke thënë së OKB-ja nuk e ka njohur, por Kosovën e ka njohur si shtet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Kurti për SkyNews: Ballkani nuk është imun ndaj agresionit rus
Lexo po ashtu Kurti për SkyNews: Ballkani nuk është imun ndaj agresionit rus

“Por, Gjykata Ndërkombëtare e ka njohur Kosovën. Nëse presidenti ekziston, atëherë Republika e Donbasit duhet të veprojë në të njëjtën mënyrë, e tashmë e kanë bërë. Nga ana e jonë i kemi pranuar si shtete të pavarura. Shumë shtete kanë vepruar në këtë mënyrë, përfshirë oponentët tanë në relacion me Kosovën, ku shumë shtete në botë e kanë njohur atë. Ky është një fakt. Ne do ta bëjmë të njëjtën me Republikën e Donbasit”, përfundon presidenti rus.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Kremlini përdor çështjen e pavarësisë së Kosovës si pretekst për veprimet e tij agresive, fillimisht në Krime, e pastaj në tërë Ukrainën.

Në anën tjetër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë kanë thënë se, Rusia dhe Putini janë kërcënim serioz për destabilizimin e Ballkanit, në veçanti Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, duke përdorur Serbinë si shtet që i kontribuon destabilizimit të rajonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori