LAJMI I FUNDIT:

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë: Simbolet të papranueshme, por Udhëzimi Administrativ ndalon mbajtjen e shamive në arsimin parauniversitar

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë: Simbolet të papranueshme, por Udhëzimi Administrativ ndalon mbajtjen e shamive në arsimin parauniversitar

Është rihapur debati në lidhje me lejimin apo jo të mbajtjes së shamisë nga ana e nxënëseve në shkollat e Kosovës.

Ndaj një vendimi të Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, për të vënë simbole ndaluese për vendosjen e shamisë në shkollë, sot ka pasur disa reagime.


Krahas simbolit për shaminë, janë edhe simbolet për ndalimin e armëve, konsumimit të duhani dhe mjeteve të tjera të rrezikshme.

Vendosja e përbashkët e këtyre simboleve, ka revoltuar disa qytetarë, por edhe përfaqësuesit institucionalë dhe figurat publike.

Drejtoresha e Arsimit në Komunë  e Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi thotë se vendimi për të vendosur ato simbole ka qenë individual nga ana e drejtoresha e shkollës.

“Në momentin kur ne jemi njoftuar se janë vendosur ato simbole unë kam kontaktuar drejtoreshën e shkollës dhe kam kërkuar që të largohen ato. Unë konsideroj se vendosja e atyre simboleve ishte veprim i pamatur nga ana e menaxhmentit të shkollës, dhe si veprim nuk guxon të përsëritet”.

Megjithatë drejtoresha e Arsimit në Komunë  e Gjakovës thotë se me udhëzim të MASHT-it në shkollat e arsimit para universitar ndalohet bartja e shamive në shkolla.

“Megjithatë vendosje e simboleve të tilla në shkolla është e papranueshme”.

Kumnova-Baçi thotë se të gjithë drejtorët duhet të flasin personalisht me secilin nxënës për zbatimin e rregulloreve të caktuara dhe sipas saj nuk ka nevojë për simbole të tilla.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën  e Gjakovës ka thënë se do të merren masa disiplinore ndaj drejtoreshës në fjalë por duke u bazuar në ligj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori