Dy rivalët e mëdhenj të La Ligas, Barcelona dhe Real Madridi ndjekin disa lojtarë të përbashkët në atë që premton të jetë një përballje emocionuese në tregun e transferimeve të verë.
Barcelona, siç e dimë mirë dhe kemi mundur ta shohim gjatë gjithë afatit kalimtar të dimrit, do të kërkojë të bëjë disa lëvizje për të përforcuar fushat e ndryshme që duhet të mbulojë në mënyrë që të vazhdojë të rritet pas krizës ekonomike dhe sportive. Klubi katalunas ndoshta do të jetë njëri nga klubet që do të kryej më shumë operacione në afatin kalimtar të verës së ardhshme.
Nga ana e tij, Real Madridi me siguri do të bëjë më pak lëvizje, por ndoshta në një shkallë më të madhe, siç është nënshkrimi i shumëpritur i Kylian Mbappes, i cili e ‘indinjon’ presidentin Florentino Perez, pasi francezi ka hezituar javët e fundit kur gjithçka dukej e kryer. Sigurisht, e sigurt është se si Barça ashtu edhe Real Madridi do të ofrojnë një ‘El Clasico’ jashtë fushës, pasi përkojnë në interes të disa futbollistëve.
Sipas mediumit Fichajes, tre futbollistë janë që interesojnë Barcelonës dhe Real Madridit dhe për ta pritet të ketë ‘luftë’ gjatë afatit kalimtar veror.
Fabian Ruiz (Napoli)
Mesfushori i Napolit ka ëndërruar për më shumë se një sezon për t’u rikthyer në La Liga dhe si Barça ashtu edhe Real Madridi nuk i kanë humbur gjurmët e tij në asnjë moment. Një lojtar i talentuar me aftësi të mëdha sulmuese, i cili do të ishte një nënshkrim i shkëlqyer për secilin klub.
Megjithëse, Fabian Ruiz duket se ka zgjedhur Real Madridin, Barça nuk mund t’i lehtësonte gjërat, megjithëse është gjithashtu e vërtetë që ata do të fokusoheshin në nënshkrime të tjera në atë zonë të fushës.
Jonathan David (Lille)
Sulmuesi i Lille ka qenë një nga zbulimet e Ligue 1 dhe nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha në Evropë. Edhe pse Arsenali synon të bëjë gjithçka për të, katalanasit dhe madrilenët janë një tjetër mundësi dhe kanadezi mund të zgjedhë njërën nga dy skuadrat spanjolle.
Nuk e dimë se kush do të vë bast më lart mbi sulmuesin e talentuar, por mund të jetë një përballje interesante mes Barcelonës dhe Madridit.
Pablo Torre (Racing Santender)
Mesfushori sulmues i Soto de la Marina është perla e re e Racing Santander dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të rëndësishme në Spanjë. Si katalanasit ashtu edhe Los Blancos duan ta ‘kapin’, në mënyrë që futbollisti 18-vjeçar të vazhdojë të rritet në akademitë e tyre përkatëse, apo kushedi ndoshta edhe në ekipin e parë.
Në këtë kuptim, Barcelona dhe situata e saj e bëjnë atë një skuadër më tërheqëse për talentin spanjoll pasi do të kishte më shumë mundësi për të bërë kapërcimin.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City