LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Kabinetit të Presidentes: Grupet kriminale të veriut kanë bashkëpunim me akterë tjerë në Kosovë

Shefi i Kabinetit të Presidentes: Grupet kriminale të veriut kanë bashkëpunim me akterë tjerë në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të mërkurën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në Evropë dhe hemisferën perëndimore, përfshirë një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës.

Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit shënjestër të mërkurën grupin e Zvonko Veselinoviç.

Përveç tij në listë janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviç, pastaj Zhelko Bojiç, Milan Mihajloviç, Sinisha Nedeljkoviç, Radovan Radiç, Milan Radisavleviç, Milojko Radisavleviç, Milan Radojçiç, Marko Rosiç, Radule Steviç, Milivoje Vuloviç.


Grupi akuzohet pos tjerash për marrëveshje me politikanët në veri të Kosovës, për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta.

Shefi i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela thotë se ky është një sinjal për rajonin se krimi dhe korrupsioni në Ballkan cenon edhe sigurinë e SHBA-së.

Vela thotë se Veselinoviçi ishte instrumenti kryesor i Serbisë për vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës.

Shefi i Kabinetit të Presidentes ka kritikuar edhe politikanët që kanë pritur në kryeministri personat e asnksionuar nga Amerika.

“Këto individë janë të përfshirë edhe në aktivitete politike që edhe raporti i SHBA e thekson”.

“Fatkeqësia është se këto grupe kriminale nuk funksionojnë si të vetme por kanë bashkëpunim edhe me akterë tjerë brenda Kosovës shqiptarë dhe serb…Këto janë dëshmi të mjaftueshme që këto grupe të trajtohen nga institucionet tona e jo atyre t’iu hiqen fletë arrestet”, deklaroi tutje Vela./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori