LAJMI I FUNDIT:

Jared Leto bie në sy me kostumin e tij interesant në premierën e “House Of Gucci” në Londër

Jared Leto bie në sy me kostumin e tij interesant në premierën e “House Of Gucci” në Londër

Ai nuk është i panjohur në zgjedhjet e tij të çuditshme të modës.

Dhe Jared Leto tërhoqi vëmendjen të martën teksa u paraqit në premierën e “House Of Gucci” në Mbretërinë e Bashkuar, në kinemanë ‘Odeon Luxe’ në sheshin Leicester të Londrës, shkruan DailyMail.


Aktori, 49-vjeç, mahniti të pranishmit me një kostum ngjyrë blu, të cilin e kishte aksesuar me një çantë të pazakontë argjendi, në formë zemre të njeriut.

Jared, i cili luan rolin e Paolo Guccit në film, dukej në formë të shkëlqyeshme teksa pozonte në tapetin e kuq me kostumin e tij të guximshëm, i cili përmbante gjithashtu shumë zbukurime.

Lady Gaga shkëlqen në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit "House of Gucci"
Lexo po ashtu Lady Gaga shkëlqen në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit "House of Gucci"

Nën kostumin e tij, Jared veshi një këmishë të bardhë, të cilën e stiloi me një varëse verbuese diamanti.

Ylli i “Suicide Squad” e përmbylli pamjen e tij të mahnitshme me çizme me taka të bardha dhe një unazë diamanti, ndërsa flokët e tij të zeza binin lirshëm mbi supet e tij.

Jared dukej në humor të mirë, ndërsa iu bashkua yjeve të tjerë të filmit: Lady Gaga, Salma Hayek dhe Adam Driver në tapetin e kuq.

“House Of Gucci” sjell këngëtaren e famshme Lady Gaga në rolin e Patrizia Reggianit në vitet pas martesës së saj me Maurizio Gucci (rol i luajtur nga Adam Driver) ndërsa ajo punëson një vrasës me pagesë për ta vrarë atë.

Muajin e kaluar, Gaga tregoi një anë të re vrastare teksa u publikua ‘traileri’ i dytë zyrtar për “House Of Gucci”.

“House Of Gucci”, me regji të Scott nga një skenar i Roberto Bentivegna, bazuar në librin e Sara Gay Forden, del në kinematë në Mbretërinë e Bashkuar më 26 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori