LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet skica, tunelet e vullkanit nazist mund të jenë duke fshehur dokumente tepër sekrete të Gestapos

Zbulohet skica, tunelet e vullkanit nazist mund të jenë duke fshehur dokumente tepër sekrete të Gestapos

Tunelet naziste brenda një vullkani të vjetër mund të fshehin dokumente tepër sekrete të Gestapos, thonë një grup studiuesish historikë në Poloni.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grupi i studiuesve thonë se ata zbuluan një dokument në një arkiv lokal i cili është një plan për tunelet në qytetin e Luban në Poloninë e Jugut.


Por megjithëse janë bërë disa përpjekje për të eksploruar tunelet me ekspedita që zbulojnë disa boshte që zbresin në vullkanin joaktiv, shumë prej tyre kanë mbetur të paarritshme.

Dhe kjo tani supozohet se ka rritur shpresat se ato janë përdorur për të ruajtur sende të vlefshme.

Sebastian Terenda i grupit i tha The First News: “Në skicë është shënuar si një strehë për sulmet ajrore, por tunelet janë 3 me 3 metra, dhe strehimoret për sulmet ajrore ishin normalisht 1.6 me 1.8 metra. Është lartësia dhe gjerësia që e bëjnë atë të shkëlqyeshme për ruajtje”.

Ekzistenca e mundshme e dokumenteve të njohur si Arkivi i Kraków vjen nga dëshmia e një oficeri të Gestapos të quajtur Kurt Heinemeyer.

Me qendër në qytetin e Krakov nga janari 1940 deri më 18 janar 1945, pas arrestimit të tij nga aleatët, ai u tha hetuesve se dokumentet e Gestapos ishin marrë me urdhër të Hans Frank, guvernatorit të Polonisë së okupuar, në një qytet aty afër të quajtur Czerwona Woda, dhe pjesërisht janë shkatërruar.

Por grupi i eksplorimit thotë se është e mundur që disa nga dokumentet të përfundojnë në Lubań, pak më shumë se 11 milje larg dhe të ishin fshehur brenda vullkanit.

Megjithëse nazistët ndërtuan shumë komplekse tunelesh në malet në rajon, kompleksi në Kamienna Góra është rasti i vetëm i njohur i ndërtimit të nazistëve brenda një vullkani.

Me një pjesë të tuneleve që “priten” nga pjesa tjetër, dhe janë ndërtuar për materiale të përforcuara, grupi mendon se gjermanët mund të kenë fshehur sende të vlefshme brenda.

Terenda tha: “Mund të arrish vetëm nga një nga katër hyrjet, kështu që duket sikur e planifikuan atë si një zonë magazinimi”.

Grupi tani po kërkon të fillojë shpimet në shpellën e thellë 30 metra dhe thotë se shpresojmë të fillojë në korrik pasi të ketë mbledhur para të mjaftueshme për pajisjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori