Pjesëtari i njësisë speciale “Shqiponjat e Zeza”, Bashkim Lokaj i ishte bashkuar njësiteve që zhvilluan Betejën e Koshares me urdhër të Ramush Haradinajt.
Lokaj kujton momentet kur është takuar me Agim Ramadanin dhe fjalët që i kishte thënë ai.
“Agimi më tha nga sot je ushtar i imi. Unë i thashë me gjithë dëshirë komandant, por ju e dini që unë jam ushtarë diku tjetër. Agimi më tha: Ku je ushtarë ti, jam edhe unë”, tregon ai në “Debat Plus”, duke shtuar se për Agim Ramadanin nuk kishte ndasi UÇK-FARK.
Pjesëtari i njësisë speciale “Shqiponjat e Zeza” thotë se asnjëherë nuk ka pasur ndarje te ushtarët që kanë qenë në front.
“Ngrohtësinë që e kishim në Dukagjin e kemi gjetur edhe në Papaj [ku ishte FARK-u]. Dallimet më shumë i kemi parë pas periudhës së luftës”, thotë ai, përcjell Telegrafi.
Lokaj tregon se bashkë me Agim Ramadanin e të tjerë ishin nisur në mision për të marrë pikat e Junikut apo Jasiqit siç njihen nga banorët.
“Unë kam bartur një snajper. Agimi më ka thënë se unë duhet të qëndrojë 1 km mbrapa shpinës së tij për ta mbrojtur…Njësitet serbe kanë hyrë në mes të frontit për të marrë pikat tona. Njesitet na kanë lajmëruar për këtë zhvillim dhe ne jemi detyruar të kthehemi për t’iu dalë në ndihmë shokëve në pikën lartë”.
“Naser Vllasi na ka treguar se njësitet serbe që kishin ardhur ishin njesite elitare që kanë ardhur nga Nishi dhe ishin të specializuara për marrjen e pikave. “Nëse i zëmë këta të gjallë, ushtria serbe ka kapitulluar”, tha Naseri. Naseri me djemtë më të mirë u nisën në një drejtim ndërsa ne shkuam në krahun e djathtë të serbëve”, rrëfen Lokaj ngjarjet dramatike të luftës.
“Agimi edhe pse ishte komandant ishte i pari në front. Unë pasi shpenzova 5 plumbat e snajperit u ktheva të marr municion. Aty me tha dikush se na është plagosur një ushtar. U drejtova te Naseri se e kisha shokun më të afërt. Ai më tha që është mirë por që komandanti [Agim Ramadani] është plagosur…Unë kam shkuar në drejtim të vendit ku ishte Agimi. Ai kishte pasur plagën mjaft të madhe në anën e majtë që e kishte marrë ashtu siç ishte duke luftuar. E kam prekur dhe kam parë që nuk ka puls. Në momentin që e kam parë gjendjen kam bërtitur duke ftuar ushtarët. Ka ardhur Naseri e të tjerët. E kemi vendosur në një thes që e mbanim në çantë dhe jemi tërhequr. Më mbrapa kemi marrë edhe dy ushtarë që kanë rënë në front gjatë asaj dite dhe kemi shkuar në shtab. Kam njoftuar Rrustem Berishën që të mos merrnin vesh të tjerët. Aty Rrustemit ja kam dorëzuar edhe armën e Agimit dhe personalisht më ka rënë morali”, tregon ndër të tjera Bashkim Lokaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025