Taman kur mendon se moda nuk ka ku të shkoj pos të reciklojë modelet dhe trajtat e dekadave të kaluara me disa risi të vogla, del Boris Bidjan Saberi, i cili me kreativitetin e vet të shtyen për disa dekada përpara dhe ta krijon përshtypjen se jeton në një dimension paralel ku e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jeton simultanisht
Nga: Fahredin Shehu
Saberi në Industrinë e Modës është i njohur për modelet e krijuara për meshkuj dhe është i dallueshëm në pothuaj secilin aspekt.
Është dizajner i modës nga Gjermania me studion e tij në Barcelona. Ai u lind në Munich nga nëna gjermane dhe babai persian. Për modë ka studiuar në Spanjë dhe në vitin 2007 ka krijuar brendin e vet BORIS BIDJAN SABERI, me koleksionin e parë Pranverë- Verë 2010. Fillimisht bazën e pat themeluar në Monistrol de Monstserrat për t’u transferuar më vonë me studion e tij në Barcelona, Spanjë. Filloi me Paris Fashion Week ku tërhoqi vëmendjen me linjat urbane për të vazhduar të jetë i rregullt. Nga viti 2017 është anëtar i rregullt i Çhembre Masçulinë të Federation Française de la Couture.
Vëmendjen botërore e tërhoqi duke krijuar në stilin Avangard Evropian me materiale organike nga Lindja e Mesme. Veshjet e tij karakterizohen me prerje të pastër dhe detajet të mprehta për t’u përshtatur kompozicionit skeletor dhe muskulor të mashkullit.
Rrënja e dizajnit të tij është kultura urbane dhe skate, ndërkaq e gjithë kjo karakterizohet me cilësi të lartë të punës së dorës gjë që edhe tërhoqi shumë adhurues të modës.
Avangarda dhe eleganca e krijimeve të tij shpesh krahasohet me Ann Demeulemeester dhe Rick Owens.
Seria e quajtur në bazë të fascinimit të tij të simbolikës së numrave si 11 nga BORIS BIDJAN SABERI, karakterizohet me stilin urban dhe sportive dhe janë linja me çmime më të lira në krahasim me linjën kryesore të tij.
Veshjet, këpucë sportive dhe urbane, syzet janë ca nga krijimet në paletën e tij.
Ka bashkëpunuar me Linda Farrow për syze, me Eyewear Dita dhe Miguel Munoz Wilson që bën punë artisanal.
Me rastin e 20 vjetorit të Reebok, ka krijuar Reebok Instapump Furry.Me Geza Schoen parfumer nga Berlini ka bashkëpunuar për të krijuar linjën e parfumeve Escentric Molecule, të inspiruar nga aromat ne atelieun e Saberi që kanë tone bimore të lëkurës së përpunuar të kalit, të cilën ai e përdor për veshmbathje.
Më 2017 me Solomon shoes ka bashkëpunuar për të krijuar serinë e këpucëve sportive 11 Boris Bidjan Saberi Solomon shoes.
Më poshtë gjeni galerinë e pasur nga Boris Bidjan Saberi:
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Gaforrja: Horoskopi vjetor për 2024
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'