Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, tha se xhirollogaritë e Telekomit të Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuar nga kompania Dardafone.net për shkak të borxhit ndaj saj.
Kuçi tha se janë në një proces të arritjes së një marrëveshjeje me kompaninë për të bërë amortizimin e borxhit ndaj saj. Megjithatë, ai tha se nuk mund të bëjnë zgjidhje brenda afatit të vendosur nga Sindikata e Punëtorëve të Telekomit.
Këto komente ministri Kuçi i ka bërë në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.
“Momentalisht janë te bllokuara prej kompanisë Dardafone.net që e ka fituar kontekstin me Telekomin. Llogaritë i kemi të bllokuara. Jemi duke shikuar marrëveshjen për të bërë një plan, gjatë këtij procesi ka ndodhur prapë bllokimi i llogarive. Marrëveshja është kërkuar që të bëhet një plan i amortizimit të këtij borxhi”, tha ai.
Sa i përket afatit kohor të Sindikatës, e cila skadon pas 48 orëve, që të bëhet një zgjidhje për çështjen e Telekomit, Kuçi tha se nuk mund të bëhet brenda këtij afati kohor.
“Jam i bindur që nuk mundemi brenda dy ditë siç ka thënë sindikata, por jemi në bisedime. Jemi në proces të marrëveshjes të gjendet një zgjidhje afatgjate. Po mundohemi të bëjmë zgjidhje, por jo brenda dy dite”, u shpreh Kuçi.
Në këtë mbledhje të Komisionit është miratuar në parim edhe ndryshim plotësimi i ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social, si dhe Projektligji për Inspektoratin e Punës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit