LAJMI I FUNDIT:

ENDE I DASHURUAR

ENDE I DASHURUAR

Nga: Nick Cave (kënga “Still in Love”, albumi “Nocturama), Nick Cave and the Bad Seeds, 2003)
Përktheu: Fadil Bajraj

Policët po sillen rreth shtëpisë
Automobilat jashtë duken sikur të kenë blues
Hëna nuk e di se a është ditë a natë
Çdokush po zvarritet përreth me mbulesa plastike mbi këpucë
Ti po përgatit kafe për çdonjërin që merakoset
Dikush përmend këtë e dikush atë
Secili thotë se do të duhej të shtrihesh
Por ti asnjërën nga këto nuk e bën
E unë i them shiut të përgjumur veror
Me mospasje të plotë dhembjeje
E ti mund të kujtosh se jam i krisur
Megjithatë ende jam i dashuruar në ty


Fshehi sytë, fshehi lotët,
Fshehe fytyrën, dashuria ime
Fshehi kordelet, fshehi fjongot
Fshehi dorëzat tua të ngjyrosura e të pambukta
Fshehi vogëlimat, fshehi thesaret
Fshehi cullufet tua të prera për merak
Fshehi kujtimet tua, fshehi të gjitha
Shtupoji në kutinë e kartonit
Ose flaki poshtë në rrugë
Lija erës, shiut e borës
Ngase ti mund të kujtosh se jam i krisur
Por unë ende jam i dashuruar në ty

Thirrmë, loçkë, e unë do t’i përgjigjem thirrjes sate
Thirrmë por s’do t’ma shohësh hairin fare

Tash, ti je maje shkallëve
Njërën dorë në parmak, një lule në flokë
Tjetrën dorë në këllk
Pa kurrfarë halli vetmie
Bie në gjumë në shiun veror
Pa asnjë fije kujtimi të dhembjes
E ti mund të kujtosh se jam i krisur
Megjithatë ende jam i dashuruar në ty

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
PORSI NJË GRUA

PORSI NJË GRUA

Poezi
BIR

BIR

Poezi
PIÇULAT

PIÇULAT

Poezi
N. Y.

N. Y.

Poezi
Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Kulture
Kalo në kategori