LAJMI I FUNDIT:

Drejtoresha e shkollës “Asdreni”: Disa nxënës që nuk ishin aktiv në shkollë, nga distanca u angazhuan në mësim

Drejtoresha e shkollës “Asdreni”: Disa nxënës që nuk ishin aktiv në shkollë, nga distanca u angazhuan në mësim

Drejtoresha e shkollës “Asdreni” në Pejë, Agime Lajqi ka vlerësuar si të suksesshëm procesin e mësimit në distancë.

Lajqi në emisionin “#Hashtag” në RTV Dukagjini thotë se në shkollën që e drejton ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me prindërit dhe arsimtarët edhe gjatë mësimit në distancë.


“Në shumicën e shkollave të Kosovës besoj se është arritur të realizohet plani mësimorë që do të na mundësojë te jemi të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Drejtoresha e shkollës “Asdreni” në Pejë thotë se janë të kënaqur nga procesi mësimorë në distancë edhe për shkak të disa rrethanave të reja favorizuese.

“Duhet potencuar se prindërit kanë qenë shumë më aktiv në kuadër të mësimit në distancë duke pasur parasysh edhe qëndrimin e tyre në shtëpi dhe angazhimin më të madh me fëmijët e tyre duke ditur se në kohën që ishim në shkollë ata ishin në punë”.

“Vlen të theksohet fakti se mësimdhënësit thonë se disa nxënës që nuk kanë qenë aktiv në shkollë nga mësimi në distancë janë angazhuar më tepër”.

Lajqi thotë në proces ka ndihmuar shumë edhe grupet që mësuesit kanë pasur me prindërit e nxënësve të tyre duke mundësuar menjëherë fillimin e mësimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori