LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i AAK-së Gazmend Syla, e krahason Blerim Rekën me Esat Pashën

Deputeti i AAK-së Gazmend Syla, e krahason Blerim Rekën me Esat Pashën

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i ka reaguar ashpër Ministrit të Integrimeve Europiane, Blerim Reka, rreth deklaratave të tij të fundit.

Reka së fundmi ka thënë se Kosova mund t’ia ofroj Serbisë korridorin për në Adriatik në negociata, duke ia mundësuar futjen edhe në Shqipëri.


Syla ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate, duke e krahasuar madje këtë ide me idetë e Esat Pashës.

“Blerim Reka, ideja jote për daljen e Serbisë në det, i ngjan ëndrrave mesjetare serbe, e i ngjan edhe planeve të Grashaninit. Esat Pasha, pothuajse e realizoi këtë ide, po të mos ishte ndërhyrja austriake.

Sikur një ministër minoritar të bënte deklaratë të tillë, tani më do ishte i shkarkuar. Por që një njeri intelektual, që i thotë vetes shqiptar, të flas gjëra të tilla që tejkalojnë apetitet serbe, nuk don koment.

Ndërsa ti dhe qeveria jote merreni me realizmin e ideve serbomëdha, ne sot me ndezjen e zjarrit në kodër të Vranocit, te vendi ku ranë Fetahu, Muharremi, Ardiani e Islami, (plagë për vdekje mori edhe Salihu ),kujtuam përhapjen e flakëve të lirisë, nga Prekazi, në të gjitha trojet shqiptare. Zjarr që shuajti përgjithmonë ëndërrat e Serbisë së Madhe”, ka shkruar Syla në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori