Të paktën 30 persona gjenden në karantinë, pasi është zbuluar se ata vuajnë nga një “virus misterioz me simptoma të gripit por me origjinë të panjohur”, duke shkaktuar kështu frikë tek popullata për një epidemi të njohur si SARSA (sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes).
Një ekip ekspertësh nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit ka shkuar në Wuhan, që ndodhet në provincën Hubei në pjesën qendrore të Kinës, kurse autoritetet shëndetësore të qytetit kanë shpallur gjendje urgjence, duke pretenduar se spitalet e qytetit po shërojnë “pacientë me pneumoni të pashpjegueshme”, transmeton Telegrafi.
“Nga 30 personat e prekur nga virusi, 7 janë në gjendje kritike, kurse të tjerët janë stabilizuar”, thuhet në njoftimin e Komisionit Kombëtar të Shëndetit. Gjithashtu është bërë e ditur se shumica e pacientëve kanë nga një tezgë në tregun lokal “Juan Seafood”, që aktualisht po qëndron i mbyllur derisa të përfundojnë hetimet.
Shumë zyrtarë shëndetësorë në Wuhan thonë se shkaku i shpërthimit të virusit është i panjohur, dhe se nuk po mund të konstatohet nëse bëhet fjalë për virusin SARS siç po spekulohet në internet.
Autoritetet në Hong Kong, kanë forcuar kontrollet në kufij dhe po përgatisin spitalet lokale, derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thotë se po monitoron nga afër situatën.
“Hetimet janë duke vazhduar, kështu që autoritetet nuk mund të konfirmojnë se cili patogjen po shkakton sëmundjen. Ka shumë shkaqe të mundshme të virusit të pneumonisë dhe shumë janë më të zakonshëm sesa sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes. OBSH është duke vëzhguar nga afër ngjarjet dhe do të jep më shumë detaje pasi vijnë deri te ato”, ka bërë të ditur Page Snider. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'