LAJMI I FUNDIT:

Vlerësimet e gabuara, për gjërat që ndryshuan botën

Vlerësimet e gabuara, për gjërat që ndryshuan botën

Historia ka dëshmuar se askush nuk mund ta parashikojë saktë të ardhmen. Ndaj, në këtë aspekt gabimet janë njerëzore. Por, kur ato bëhen nga ekspertët që kanë dominuar një kohë, duken të pabesueshme e madje qesharake. Telegrafi më poshtë sjell disa nga vlerësimet e gabuara, për teknologjinë dhe të ardhmen.

• “Njeriu kurrë nuk do të arrijë në Hënë, pavarësisht të gjitha përparimeve shkencore në të ardhmen” – Dr Lee DeForest, shpikësi i televizionit.

• “Nuk ka asnjë shans që njeriu ta prekë fuqinë e atomit” – Robert Millikan, fitues i Çmimit Nobel për Fizikë, më 1923.


• “Kompjuterët në të ardhmen mund të peshojnë jo më shumë se 1.5 tonelata” – revista “Popular Mechanics” më 1949.

• “Mendoj se ka një treg botëror për ndoshta pesë kompjuterë” – Thomas Watson, kryetar i IBM-it, më 1943.

• “Kam lëvizë gjerë e gjatë vendit dhe kam biseduar me njerëzit më të mirë, ndaj mund t’ju siguroj se përpunimi i të dhënave është një modë që nuk do të zgjasë më shumë se një vit” – redaktori përgjegjës për librat ekonomikë në “Prentice Hall”, më 1957.

• “Por, cila është dobia” – një inxhinier në Sektorin e Sistemeve të Avancuara Llogaritëse në IBM, më 1968.

• “Ky ‘telefon’ ka shumë mangësi për t’u marrë seriozisht si mjet komunikimi. Pajisja nuk ka vlerë për ne” – një qarkore e brendshme e Western Union-it, më 1876.

• “Kutia e muzikës pa tela nuk ka asnjë vlerë tregtare. Kush do të paguante për një mesazh dërguar askujt në veçanti?” – bashkëpunëtorët e David Sarnoff-it në përgjigjen ndaj tentimeve të tij për të investuar në radio në vitet 1920.

• “Makinat fluturuese më të rënda se ajri janë të pamundura” – Lordi Kelvin, president i Shoqatës Mbretërore të Britanisë së Madhe, më 1895.

• “Kështu që, shkuam në ‘Atari’ dhe thamë: ‘Hej, e kemi këtë gjë të mahnitshme, madje e kemi punuar me disa nga pjesët tuaja, dhe a mendoni të na financoni? Apo t’ua japim juve. Thjesht duam ta bëni këtë. Na i jepni pagat dhe do të vijmë të punojmë për ju’. Ata thanë: ‘Jo’. Kështu që shkuam në Hewlett-Packard dhe ata thanë: ‘Hej, ne nuk kemi nevojë për ju. Ju nuk e keni mbaruar akoma fakultetin’” – themeluesi i Apple Computer Inc. Steve Jobs, për përpjekje për të nxitur interesimin e kompanive të mëdha për kompjuterin personal të bërë nga Steve Wozniak.

• “Shpuese për naftë? Do të thuash me shpu tokën e me gjete naftë? A je normal?” – përgjigja që merr Edwin L. Drake nga punëtorët që i kërkonte për të gjetur naftë më 1859.

• “Aeroplanët janë lodra interesante, por nuk kanë asnjë vlerë ushtarake” – Marechali Ferdinand Foch, profesor i Strategjisë në Shkollën e Lartë të Luftës.

• “Gjithçka që mund të zbulohet është zbuluar” – Charles H. Duell, komisionar i Zyrës amerikane të Patentave, më 1899.

• “Nuk ka arsye që dikush të dëshirojë kompjuter në shtëpi” – Ken Olson, president, themelues i kompanisë Digital Equipment Corp., më 1977. /Telegrafi/