LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka: Ne në dialog shkojmë pa kushte

Milaim Zeka: Ne në dialog shkojmë pa kushte

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, Milaim Zeka, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, në një takim ‘me kandidatët për deputetë, tha se shëndetësia dhe mungesa e një sistemi të duhur të drejtësisë, janë dy arsyet kryesore pse qytetarët po e lënë vendin.

Sipas tij, PEK për dallim nga partitë tjera, ka bërë një fushatë demonstrative për të vënë në pah të keqën në vend, e jo duke bërë fushatë luksoze, me shpenzime milionëshe.

“Në emër të Partisë Euroatlantike të Kosovës dhe në emër të deputetëve, fushatën e kemi zhvilluar në mënyrë demonstrative, për të demonstruar të keqën, dhe luksin që e kanë përdorur partitë politike qoftë opozita, qoftë pozita. Në një vend kaq të vogël dhe politikë të mbrapshtë me degradim të tërë sistemit politikë, dhe çoroditjen e sistemit arsimor, shëndetësia nuk ka qenë kurrë me rëndë dhe mjerimi total, qe njerëzit po i bëjnë të mendojnë ço ditë se si të dalin prej vendit. Nëse qytetarët mendojnë që kanë shpenzuar miliona e miliona, dhe të bësh fushatë kaq të egër, me një popullsi 1,4 milionë, është çmenduri dhe është arsye e mjaftueshme që qytetarët të dielën me votën e tyre me godit rëndë klasën politike, dhe me sjell befasi për fëmijët e tyre”, tha Zeka.


Zeka tha se si deputetë të Kuvendit të Kosovës do të krijojnë Komisione hetimore për të gjithë keqpërdoruesit nga klasat politike.

“Nuk do të lejojmë që të ketë makina zyrtare, dhe se Kosova të vidhet kaq paturpësisht. Pra, do të krijojmë Komisione Hetimore për arsim edhe për shëndetësi për KEDS-in. Ndër premtimet tona do të jetë hapja e dyerve të diasporës qe të vijnë të investojnë me zero taksë. Do ta ndërtojmë një spital modern, që ata të shërohen në Kosovë. Këto do të arrihen me heqjen e luksit”, ka shtuar Zeka.

Krahas kësaj, Zeka tha se shëndetësia dhe mungesa e drejtësisë janë arsyet kryesore pse qytetarët e lënë vendin.

Kryetari i PEK-ut, tha se nuk kanë dashur të bëjnë koalicion me parti qe vriten mes vete.

Qeverisja e ardhshme, sipas tij, do të jetë e taksës dhe e dialogut. Ai u shpreh i bindur se kush do që do të vie në qeverisje do ta heq taksën.

“Ne në dialog shkojmë pa kushte, por kontratën me Serbinë e bëjmë me kushte. Nuk ka bisedime me kushte, ka kontrata me kushte… krejt fushata e tyre ka shkuar në dy dimensione, duke e sharë Serbinë dhe duke u thirr në Shtetet e BE-së”, u shpreh Zeka.

Në trend

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori