LAJMI I FUNDIT:

Kurti komenton mosvazhdimin e kontratës në mes të Telekomit dhe Z-mobile: Ka edhe kontrata tjera të dëmshme, të shumta në numër e të larta në vlerë

Kurti komenton mosvazhdimin e kontratës në mes të Telekomit dhe Z-mobile: Ka edhe kontrata tjera të dëmshme, të shumta në numër e të larta në vlerë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka komentuar mosvazhdimin e kontratës në mes Telekomit dhe Z-Mobile.

Duke e vlerësuar si të dëmshme një kontratë të tillë, Kurti ka thënë se Z-mobile nuk ishte e vetmja, siç e ka quajtur Kurti “shushunjë”.

Telekomi shkëput kontratën me Z-Mobile
Lexo po ashtu Telekomi shkëput kontratën me Z-Mobile

“Kontratat e tjera të dëmshme janë aq të shumta në numër e të larta në vlerë saqë Telekomit nuk i shihet dot lëkura nga shushunjat e panumërta parazitore që ia thithin gjakun nga trupi i saj i zbehur”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.


Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Një shushunjë më pak, por më e madhja ishte kjo

Perandorinë e tyre Devollët nuk e kanë ngritur me qumësht e dyshekë. Janë bërë të rëndë (gjysëm miliardi euro thuhet), me telefoninë Z-Mobile që e rropi Telekomin e Kosovës, me monopolin në homologimin e automjeteve, me terminalet doganore pranë depove private të korporatës së tyre etj.

As Z-Mobile nuk ishte e vetmja shushunjë mbi Telekomin e Kosovës. Kontratat e tjera të dëmshme janë aq të shumta në numër e të larta në vlerë saqë Telekomit nuk i shihet dot lëkura nga shushunjat e panumërta parazitore që ia thithin gjakun nga trupi i saj i zbehur.

Mirëpo, Z-Mobile ishte shushunja më e madhe. Të tjerat duhen hequr po ashtu. Të gjitha, sa më shpejt.

Njëkohësisht duhet shëruar plaga ku ishte kjo shushunjë duke kthyer te Vala ata 300 mijë numra të rrëmbyer e duke e dërguar lëndën në prokurorinë shtetërore e cila duhet të veprojë pa vonesë.

Shushunjat nuk duhen prekur me dorë kur ngjiten për trupi. Aq më pak duhen tërhequr meqë këputen e pastaj ngelen pjesërisht brenda trupit! Shushunjat hiqen me flakë, duke ua afruar flakën e duke i prekur ca me të, sepse ato nuk i durojnë dot temperaturat e larta dhe bien përdhe.

Në rastin e Telekomit të Kosovës kundër Z-Mobile, punëtorët e sindikatës dhe ekspertët profesionistë janë hidrogjeni dhe oksigjeni i flakës kundër shushunjës.(sic) /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Kalo në kategori