LAJMI I FUNDIT:

Matthaus: Ronaldo e do James Rodriguezin te Juventusi

Matthaus: Ronaldo e do James Rodriguezin te Juventusi
Cristiano Ronaldo dhe James Rodriguez (Foto: Matt Roberts/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo dëshiron të ribashkohet me ish -bashkëlojtarin e tij te Real Madridit, James Rodriguez në Juventus, ka thënë gjermani Lothar Matthaus.

Ylli kolumbian ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim te kampionët gjerman, Bayern Munich, nga Real Madridi, por pritet të largohet këtë verë.


Zinedine Zidane e lejoi Jamesin të largohet nga kryeqyteti spanjoll për Bayernin dhe tani francezi është kthyer përsëri në krye të ekipit dhe një largim i tij duket i pashmangshëm.

James Rodriguez afër marrëveshjes me Napolin
Lexo po ashtu James Rodriguez afër marrëveshjes me Napolin

Një kalim në Ligën Premier ka qenë i diskutuar, me Arsenalin që thuhet të jetë ndër shumë admiruesit e James, gjithashtu edhe Napoli në Serie A.

Por, Juventusi është në proces të përforcimit të skuadrës dhe kolumbiani shihet një opsion, pasi Ronaldo thuhet se e do ish-bashkëlojtarin e tij si partner shkaku edhe i asistimeve nga ana e tij.

 Ronaldo dhe Rodriguez janë miq të mirë (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ish-ylli i Bayernit, Matthaus beson se mund të bëhet një marrëveshje, me gjermanët që pretendojnë se kanë qenë të informuar për dëshirën e Ronaldos për të marrë kolumbianin më Torino.

“Ne patëm një bisedë dy javë më parë, gjatë festimit të fitimit të Bundesligës së Bayernit. E shoh atë në Juventus”.

“Ai është shumë i afërt me Cristiano Ronaldon dhe më tha se ai ishte në kontakt me të dhe se i ka thënë atij se ai dëshiron ta ketë atë në Juventus”.

Ronaldo e dëshiron Jamesin te Juve
Lexo po ashtu Ronaldo e dëshiron Jamesin te Juve

“E kuptoj pse, pasi James mund t’i shërbejë Ronaldos në mënyrë që ai të mund të shënojë më shumë dhe të dy mund të shkëlqejnë”, ka thënë Matthaus.

James ka qenë te skuadra nga Santiago Bernabeu që nga viti 2014, duke arritur të fitojë trofe të rëndësishëm si Liga Liga dhe Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori