LAJMI I FUNDIT:

Ministri Berisha ngushëllon homologen Xhaçka dhe familjen Hasanaj

Ministri Berisha ngushëllon homologen Xhaçka dhe familjen Hasanaj

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha pas rënies në krye të detyrës së ushtarakes shqiptare nëntetare Zarife Hasanaj, i ka dërguar telegram ngushëllimi Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura të Shqipërisë si dhe familjes së dëshmores më të re të kombit shqiptar, familjes Hasanaj.

Në Telegramin e ngushëllimit, Berisha thekson se rënia në krye të detyrë e nëntetares Zarife Hasanaj, gjatë misionit të NATO-s në Letoni, është një lajm i hidhur për Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe oficerët dhe ushtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës.


“Nëntetarja Zarife Hasanaj, dëshmorja më e re e kombit shqiptar, si një dëshmore e paqes dhe sigurisë, na dëshmon të gjithëve se edhe mbrojtja e paqes kalon nëpër sakrifica dhe përballje të rrezikshme për përmbushjen e detyrave ushtarake. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, ju shpreh ngushëllime të thella familjes së nëntetares Zarife Hasanaj, Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe gjithë popullit shqiptar, si dhe u urojmë shërim të shpejtë majorit Klodian Tanushi dhe rreshterit Julian Kapaj. Pusho në paqe Heroinë!”, përfundon telegrami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori