LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministrat do të marrin pagë pas përfundimit të detyrës

Zëvendësministrat do të marrin pagë pas përfundimit të detyrës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kaluar një amandament të propozuar nga Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media që përpiloi Projektligjin për Pagat në sektorin publik, i cili zëvendësministrave ua mundëson edhe pas përfundimit të mandatit të tyre.

Me mbi 40 vota, deputetët kaluan amandamentin i cili i shpërblen me pagë kalimtare zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës.

Për këtë amandament, Lëvizja Vetëvendosje, kërkoi që të hiqej pasi e konsideroi si të padrejtë.


Seanca e Kuvendit për Buxhetin dhe Projektligjin për pagat (Video)
Lexo po ashtu Seanca e Kuvendit për Buxhetin dhe Projektligjin për pagat (Video)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kërkoi që të hiqet ky amandament pasi e konsideron si të padrejtë dhe deklaroi se zëvendësministrat nuk mund të krahasohen me pozitat e presidentit, kryeministrit apo deputetëve. /Telegrafi/