LAJMI I FUNDIT:

​KOSTT shprehet i gatshëm të furnizojë me energji elektrike Trepçën

​KOSTT shprehet i gatshëm të furnizojë me energji elektrike Trepçën

KOSTT shpreh gatishmërinë për përkrahje profesionale dhe logjistike për riparimin e gjendjes në Trepçë.

“Njoftohen qytetarët që sot në orën 11:11 për shkak të avarisë së ndodhur në Nënstacion e Trepçës, prej nga edhe furnizohet konsumi i Mitrovës, ka rënë ndërprerësi i largpërçuesit 110 kv Nr. 125/3 në NS Vallaq dhe i largpërçuesit 110kV Nr.125/4 në NS Vushtrri 2”, njofton KOSTT.


KOSTT njofton se pas verifikimit të situatës dhe marrjes së informacioneve të nevojshme, se objekti i NS Trepça është duke u djegur, është izoluar NS Trepça në të dyja anët (është tokëzuar LP 125/3 në NS Vallaq dhe LP 125/2 në NS Vushtrria 1). NS Vushtrria 1 është energjizuar në ora 11:28 përmes LP 125/4 në NS Vushtrrria 2, si pasojë e kësaj rënie, konsumatorët që furnizohen nga NS Trepça kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa konsumatorët që furnizohen nga NS Vustrri 1 kanë mbetur pa enegji elektrike në interval prej 17 minutave (reduktimi i parashikuar 10MW9.

Rrëfen një nga minatorët e Trepçës, që mbetën të ngujuar në minierë për disa orë
Lexo po ashtu Rrëfen një nga minatorët e Trepçës, që mbetën të ngujuar në minierë për disa orë

“KOSTT tërë kohën ishte, dhe është i gatshëm të furnizojë nënstacionin e Trepçës prej nga furnizohet konsumi i Mitrovicës dhe se është në pritje të konfirmimit të personelit përgjegjës të NS Trepça për gatishmërinë e tyre ta pranojnë tensionin nga rrjeti 110kV i KOSTT, me ç‘rast posa të kemi konfirmim KOSTT do të fillojë realizimin e furnizimit të energjisë elektike për NS Trepca.

Pasdite në mbrëmje, në selinë Qendrore të Ndërmarrjes Trepça, menaxhmenti i lartë i KOSTT mbajtën takim emergjent me menaxhmentin e KEDS dhe të ndërmarrjes Trepça në lidhje me situatën e shkaktuar dhe per hapat që duhet ndërmarrë për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike sa më të shpejtë dhe shprehu gatishmërinë e sajë të ndihmoj ne riparimin e Nenstacionit Trepça dhe në tejkalimin e kësaj situate si në mënyrë profesionale po ashtu dhe logjistike”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.

Ngujohen mbi 100 minatorë të Trepçës, nuk ka rrezik për jetën e tyre
Lexo po ashtu Ngujohen mbi 100 minatorë të Trepçës, nuk ka rrezik për jetën e tyre