LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shpërfill FMN-në

Qeveria shpërfill FMN-në

Projektligji për Paga ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve lidhur me mënyrën e trajtimit të punonjësve në sektorin publik në Kosovë. Udhëheqësit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) me rastin e përfundimit të vizitës së tyre kërkuan publikisht rishqyrtimin e këtij projektligji.

Por, ministri i Administratës Publike (MAP) Mahir Jagcilar i ka hedhur poshtë pretendimet e FMN-së.

Në një prononcim për gazetën “Zëri” ky e ka cilësuar Projektligjin për Paga të qartë dhe si rregullues të sistemit të pagave në Kosovë. “Është një ligj i qartë që rregullon për herë të parë sistemin e pagave, i cili do të jetë një ligj bazik dhe i unifikuar. Kërkesat e institucioneve të ndryshme janë në lidhje që çdo institucion ta ketë pavarësinë e vet, por ky ligj krijon rend edhe disiplinë në sistemin e pagave në Republikën e Kosovës”, ka treguar ministri Jagcilar , shkruan Gazeta “Zëri”.


Ai ka sqaruar në detaje ecurinë e këtij projektligji, duke përfshirë diskutimin në komisione parlamentare e takimet e përbashkëta me përfaqësuesit kompetentë. /Telegrafi/