Familja Kolaj bëri historinë në gjithë botën me tregimin e suksesit kur para katër dekadash emigroi në SHBA udhëhequr nga Mama Rosa, e cila do të bëhej ikonë e një prej brendeve më të suksesshme në botë, Famous Famiglia.
Rrjeti i picerive, Famous Famiglia, njihet për picën që shijon më së miri, duke marrë edhe në New York epitetin si “pizza më e preferuar e New Yorkut.
Se në secilën picë që servohet ekziston shumë dashuri dhe sakrificë familjare, këtë e potencon edhe Giorgio Kolaj, bashkëthemelues i Famous Famiglia.
“Kurrë nuk ka qenë vetëm biznes dhe dollar. Po ashtu, ka qenë për njerëzit që punojnë me ne dhe po ashtu komuniteteve që ne u shërbejmë”, theksoi ai.
Ai e vlerëson historinë e famijes së tyre se pse kjo është më shumë se një picë dhe pse është kaq e rëndësishme.
“Nëna ime erdhi në këtë vend me pesë fëmijë dhe nuk ka ditur asnjë fjalë anglisht. Pasi ne arritëm në aeroportin Kennedy të New Yorkut, ne shkuam drejt shtëpisë për përkujdesje në Bronxin Jugor”, rikujton Kolaj.
Suksesi i madh i kësaj familje në industrinë e picës u ka dhënë mundësinë që të mirën e mikpritjes me të arritur në SHBA t’ua kthejnë pikërisht atij komuniteti.
Kështu, Famous Famiglia dihet se ka dhuruar pizza falas për të varfrit në Ditën e Falënderimeve në New York City, e po ashtu ka ndihmuar edhe të dëbuarit e luftës në Kosovë. Edhe pas tërmetit të Haitit, Famous Famiglia realizoi një iniciativë humanitare për të ndihmuar viktimat e kësaj katastrofe.
“Arritja jonë më e madhe nuk ka të bëjë me biznes, por që ndihmuam njerëzit tjerë që të realizojnë Ëndrrën e tyre Amerikane, ashtu sikurse ne që patëm mundësinë të realizojmë Ëndrrën tonë Amerikane”, përfundoi Kolaj një prej intervistave të tij të shumta në Amerikë.
Famous Famiglia është brend botëror me rrjetin e restoranteve në aeroporte, stacione të trenave dhe stadiume në mbarë botën, duke u zgjeruar në pothuajse të gjitha kontinentet e vendet e mëdha.
Së shpejti Famous Famiglia arrin edhe në Prishtinë, ku të gjithë do të kemi rastin të shijojmë ëndrrën amerikane të familjes Kolaj, në atë që është më shumë se vetëm një picë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
British American Tobacco investon 100 milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City