LAJMI I FUNDIT:

Tri formacionet e mundshme të Barcelonës me Griezmannin

Tri formacionet e mundshme të Barcelonës me Griezmannin
France's forward Antoine Griezmann practices during a training session in Clairefontaine-en-Yvelines on March 25, 2018, as part of the team's preparation for the friendly football match against Russia. / AFP PHOTO / FRANCK FIFEFRANCK FIFE/AFP/Getty Images

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann pritet të jetë njëra nga goditjet më të mëdha të verës, duke kaluar nga Atletico Madridi te Barcelona.

Mediat spanjolle kanë raportuar kohëve të fundit se Barcelona dhe Griezmann kanë arritur marrëveshje në parim për kalimin e tij gjatë verës në Camp Nou dhe shifra e këtij transferimi pritet të jetë ajo e klauzolës, 100 milionë euro.


Barcelona e do Griezmannin para Kupës së Botës, francezi pranon ulje page por me bonuse të larta
Lexo po ashtu Barcelona e do Griezmannin para Kupës së Botës, francezi pranon ulje page por me bonuse të larta

Sipas edicionit të së hënës në El Mundo Deportivo, transferimi i francezit është punë e kryer dhe vetëm tani kanë filluar debatet se si dhe ku mund të luaj Griezmann në formacionin e Ernesto Valverdes.

Opsioni i parë është ai i një formacioni 4-3-3, me Rakitic, Busquets dhe Coutinho në mesfushë dhe Messi, Suarez dhe Griezmann në sulm. Ky opsion do ta linte Dembelen jashtë.

Griezmann përball Coutinhos në ndeshjen e fundit në La Liga (Getty Images)

Opsioni i dytë është që Barcelona të luaj me Rakitic dhe Busquets si dyshe e qendrës së mesfushës dhe Messi, Griezmann dhe Dembele ose Coutinho prapa shpinës së Suarezit. Në këtë opsion, Coutinho do mbetej potencialisht jashtë.

Opsioni numër tre është lënia jashtë e Dembeles dhe Barça të luaj me formacion 4-3-1-2 me Rakitic, Busquets dhe Coutinho në mesfushë dhe Messi pas shpinës së Suarezit dhe Griezmannit.

Besohet se është arritur një marrëveshje për kalimin e Griezmannit te Barça
Lexo po ashtu Besohet se është arritur një marrëveshje për kalimin e Griezmannit te Barça

Një opsion i katërt do të ishte lënia jashtë formacionit për Griezmann. Kur francezi arrin për 100 milionë euro ai nuk ka gjasa të ketë më shumë garanci për të luajtur në çdo ndeshje, sikurse Dembele apo edhe Coutinho.

Më poshtë Telegrafi ua sjell tri formacionet e mundshme të Barcelonës ku Griezmann është pjesë e tyre:

Formacioni 4-3-3

Formacioni 4-2-3-1

Formacioni 4-3-2-1

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori