Një studim i ri ka zbuluar që femrat të cilat avancohen në punë kanë më shumë shanse që të shkurorëzohen
Nëse partneri juaj befasisht gjen punë të re, me pagë më të madhe, natyrisht që do të jeni të kënaqura dhe të lumtura.
Mirëpo, hulumtimi i ri ka zbuluar që suksesi profesional nuk është gjithherë i mirë për jetën e çifteve.
Sipas hulumtuesve suedezë, femrat të cilat fitojnë më pak se partnerët e tyre (ose nuk fitojnë asgjë) në raste të shumta vendosin të ndahen, nëse karriera e tyre përnjëherë bëhet e suksesshme.
Thënë ndryshe: femrat të cilat arrijnë të avancohen në punë kanë shanse më të mëdha që të shkurorëzohen, transmeton Telegrafi.
Ole Folk, shkencëtar në Universitetin Upsala dhe Joana Rikne, ekonomiste në Universitetin e Stokholmit, kanë analizuar të dhënat e kandidatëve nga regjistri suedez i punëve para dhe pas avancimeve në punë.
Ata i kanë studiuar të dhënat e femrave të cilat gjatë 30 vjetëve janë avancuar në menaxhment, për të mësuar a ka ndikuar dhe si ka ndikuar suksesi i femrave në martesë.
Ata kanë zbuluar që femra e cila realizon sukses afarist ka 7 për qind më pak shanse të qëndrojë në martesë pas tre vjetëve në punën e re. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për meshkujt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Ç’është bukuria e brendshme?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Prindërve nuk u pëlqen i dashuri im – çfarë të bëj?
Pse kam pika të zeza dhe si të shpëtoj prej tyre?
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit