Është një praktikë mëse e zakonshme që shumë prindër t’i lënë fëmijët përpara televizorit kur kanë gjëra në dorë për të bërë apo kur duan t’i qetësojnë pas të qarave me dënesë.
Ajo që nuk dine është se kjo gjë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre, më konkretisht të pengojë zhvillimin e të folurit dhe të lexuarit.
Ky është përfundimi më i ri që vjen nga bota e shkencës.
Pjesa më e madhe e studimeve të mëparshme që e provonin këtë gjë janë kryer në kushte laboratorike.
Ndërsa studimi i fundit, i ndërmarrë nga disa profesorë të University of Wisconin-Madison, u krye në ambiente ku fëmijët qëndrojnë më shumë, shtëpi dhe çerdhe.
Gjatë studimit u përfshinë mbi 100 fëmijë të moshave 22-30 muajsh. Ata morën pjesë në një eksperiment kur duhet të mësonin emrat e objekteve të panjohura. Fëmijët fillimisht dëgjuan fjali që përmbanin dy fjalë të reja. Më pas mësuan cili objekt korrespondonte me fjalën e dëgjuar.
Në fund çdo vogëlushi iu kërkua që të përsëriste fjalët e reja. Gjatë dy eksperimenteve të para, vetëm fëmijët të cilët nuk dëgjonin zhurmat e larta të televizorit në sfond arritën të mësonin fjalët e reja. Sipas studiuesve, nivelet e zhurmave në sfond mund të interferojnë tek aftësia e të mësuarit fjalë të reja.
Fëmijët që jetojnë në shtëpi të zhurmshme dalin me rezultate jo shumë të mira në shkollë dhe kanë nivele më të larta të hormonit kortizol të stresit në gjak, krahasuar me fëmijët që jetojnë në shtëpi më të qeta, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe