Kryesuesi i Departamentit për çështje të diasporës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka në një prononcim për Telegrafin tha se mospërfshirja e diasporës në propozimin e presidentit Hashim Thaçi për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës të bërë ditë më parë në një takim me përfaqësuesit e partive politike, është e patolerueshme.
Lluka theksoi se kontributi i Diasporës para luftës në mbajtjen e institucioneve paralele ka qenë shumë i madh dhe injorimi i tyre është i patolerueshëm.
Ai gjithashtu tha se, diaspora ka ndihmuar edhe gjatë luftës financiarisht, por edhe me ardhjen vullnetare për të luftuar për këtë vend.
“Kontributi i tyre ishte edhe pas luftës. Ata kanë kontribuar për rindërtimin e Kosovës dhe mbajtjen e familjeve të tyre. Remitancat në Kosovë sot shkojnë deri në një miliard euro. Afër një milion shqiptarë jetojnë jashtë Kosovës dhe askush nuk kujtohet për ta. Është pak qesharake dhe me ju thënë të drejtën. Në këtë takim një ministër nga partitë minoritare e ka theksuar çështjen e diasporës. Ai edhe vet ka qenë dikur mërgimtarë, pasi mërgimtarët tanë anashkalohen shpesh herë. Dhe kanë obligim moral ndaj tyre”, tha Lluka duke shtuar se nuk është kundër përfaqësimit të kroatëve dhe malazezëve në Kuvend.
Lluka gjithashtu, tha se askush nuk e meriton para mërgimtarëve që të jenë në vendimmarrje në Kosovë jo vetëm në parlament.
“Mos t’i harrojmë ata edhe sot po e japin një kontribut për ruajtjen e qetësisë sociale të Kosovës për financat. Reforma zgjedhore nëse bëhet ashtu si i ka hije shtetit mirë është për tu bërë, për arsye se me këtë ligj zgjedhor deri më tani ka pasur keqpërdorime, mos transparencë, vjedhje të votave e shumë gjëra të tjera”, tha ai.
I pyetur se a është për reformë zgjedhore, ai tha: “Jo për reformë për të fituar në kohë. Kosova ka nevojë për zgjedhje dhe për tu ndërruar shumë çka në Kosovë se po shihet që nuk po ecën asgjë siç duhet. Reforma zgjedhore kryhet shumë shpejt nëse merren vesh liderët”.
Ndryshe, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë ka propozuar zvogëlimin e numrit të deputetëve, ndërkaq po ashtu është shprehur pro ndarjes së një ulëseje edhe për komunitetin malazez dhe kroat, të cilët aktualisht nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova