LAJMI I FUNDIT:

Huawei synon të dalë para rivalit iPhone dhe Apple

Huawei synon të dalë para rivalit iPhone dhe Apple

Drejtori i Huawei, Richard Yu, në një deklaratë të re ka njoftuar se Huawei synon të bëhet prodhuesi i dytë më i madh i telefonave në dy vitet e ardhshme.

“Ne do të mbërrijmë Apple, hap pas hapi, inovacion pas inovacioni. Mundësi të reja do të na paraqiten. Intelegjenca artificiale, realiteti virtual dhe realiteti i shtuar do të jenë në favor të kësaj” – ka deklaruar Yu për Reuters.


Aktualisht, Huawei është prodhuesi i tretë në botë i telefonave, pas Apple dhe Samsung.

Sipas të dhënave nga kompania hulumtuese IDC, Huawei ka shitur 33.6 milionë telefona në tremujorin e tretë të 2016, duke marrë kështu 9.3 për qind të tregut.

Në të njejtën periudhë, Apple ka shitur 45.5 milionë njësi dhe ka 12.5 për qind të tregut përderisa Samsung ka shitur 72.5 milionë njësi dhe bën pjesë në 20 për qind të tregut.

Më herët gjatë këtij viti, Yu ka deklaruar se beson që Huawei mund të bëhet prodhuesi i parë i telefonave për pesë vjet.

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
Mjetet e kontrollit: Ku i kanë bllokuar të gjitha autoritetet në botë rrjetet sociale?

Mjetet e kontrollit: Ku i kanë bllokuar të gjitha autoritetet në botë rrjetet sociale?

Teknologji
Zuckerberg thotë se

Zuckerberg thotë se "administrata e Bidenit i bëri presion Meta-s për të censuruar përmbajtjen rreth COVID-19"

Teknologji
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio

Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio

Teknologji
AI Gemini i Google tani ka aftësinë të

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të "mbajë në mend”

Teknologji
Kalo në kategori