Tash e 17 vjet, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, bashkësitë fetare në vend kanë funksionuar pa status juridik dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare, i cili është miratuar dy ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, do ta njohë statusin e tyre.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se “Kosova do të respektojë bashkësitë fetare duke i njohur përfaqësuesit e tyre. Por, gjithmonë duke e ruajtur shtetin laik”.
Ligji për lirinë fetare, i cili është miratuar në vitin 2006, nuk e ka rregulluar statusin e bashkësive fetare dhe mungesa e këtij statusi juridik e ka vështirësuar punën dhe funksionimin e tyre, vlerësojnë përfaqësuesit e këtyre bashkësive fetare, që thonë se janë tradicionale në Kosovë.
Në rubrikën e përjavshme të Radios Evropa e Lirë, “Fokus”, ato thonë se kanë dhënë sugjerimet e tyre lidhur me projektligjin.
Procesi i konsultimit publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare, ka përfunduar në dhjetor të vitit 2014, dhe ai është përcjellë me debate nga përfaqësuesit e bashkësive, por edhe me sugjerimet e tyre lidhur me përmbajtjen e projektligjit. Ky projektligj nuk ishte votuar nga Kuvendi i Kosovës dhe ishte kthyer në rishqyrtim. Tashmë, rreth dy vjet pas, pas miratimit nga ekzekutivi, ai sërish i është proceduar legjislativit të vendit.
Sugjerimet e bashkësive fetare
Por, sa ka qenë i nevojshëm rregullimi i statusit të bashkësive fetare dhe a janë marrë parasysh sugjerimet nga këto bashkësi?
Resul Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se rregullimi statusit të bashkësive fetare, përfshirë edhe bashkësinë që ai përfaqëson, ka qenë dhe është i domosdoshëm. Megjithatë, sipas tij, sugjerimet për projektligjin, të cilat i ka dhënë Bashkësia Islame e Kosovës, siç thotë ai, nuk janë marrë parasysh.
“Absolutisht, asnjëherë, askush nuk na ka konsultuar. Ka 4 vjet që kam përfaqësuar Bashkësinë Islame, formalisht, në Grupin punues, ku ndonjëherë kemi biseduar dhe shqyrtuar këtë projektligj. Propozimet e Bashkësisë Islame asnjëherë nuk janë marrë parasysh. Por, sidoqoftë, së paku, fizikisht kam qenë prezent. Kështu që, deri më tash, prej momentit kur ligji është refuzuar nga ana e Kuvendit dhe nuk është miratuar, deri në këtë moment që unë po flas, askush nuk na ka njoftuar diçka, as nuk na ka pyetur diçka, as nuk na ka konsultuar e as nuk është marrë me ne”, thotë Rexhepi.
Përfaqësuesi i Kishës Katolike në Kosovë, Don Shan Zefi, kancelari Ipeshkvor i Kosovës, thotë se përfaqësuesit e bashkësisë katolike kanë pasur qasje në punën gjatë draftimit të projektligjit. Sipas tij, miratimi i ligjit që rregullon statusin e bashkësive fetare, është më se i nevojshëm.
“Pa diskutim që aprovimi i ligjit do të thotë ta ndihmosh bashkësinë fetare, gjegjësisht bashkësitë fetare, që janë këtu në Kosovë. Mandej, do të ishte më korrekt administrimi në frymën e ligjit që do të aprovohet. Pastaj, sigurisht që do të ketë gjithashtu edhe një kontroll më të mirë dhe më të drejtë, në përgjithësi”, shprehet Don Shan Zefi.
Përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq, thotë se kjo kishë ka sugjeruar që në ligj, bashkësitë fetare të radhiten sipas numrit të besimtarëve që përfaqësojnë.
“Kryesisht, ne jemi të kënaqur me tekstin ( e projektligjit) dhe sa na përket neve, këtë e kemi thënë edhe më parë, se do të ishte mirë që ky ligj sa më parë të miratohet, në mënyrë që bashkësitë fetare të bëhen edhe persona juridikë dhe që të mund të funksionojmë më lehtë brenda kornizave ligjore”, thotë igumeni Janjiq.
Projektligji i miratuar së fundmi nga Qeveria e Kosovës, i precizon si bashkësi fetare: Bashkësinë Islame, Kishën Katolike, Kishën Ortodokse Serbe, Bashkësinë Hebraike, Kishën Protestante dhe Bashkësinë e Tarikateve.
Përfaqësuesi i Bashkësisë së Tarikateve, Lulzim Shehu, thotë se tash e sa kohë kjo bashkësi ka insistuar që të identifikohet edhe juridikisht ndarazi nga Bashkësia Islame e Kosovës.
“Projektligji, i cili plotëson Ligjin për liri fetare të vitit 2006, është punuar pas konsultimeve të gjera, ku është përfshirë edhe institucioni ndërkombëtar i Komisionit të Venedikut. Është punuar me konsultime dhe me dijet e bashkësive fetare. Ligji nuk e ka arritur, ndoshta, pjekurinë e plotë, por e mundëson sanksionimin dhe identifikimin e bashkësive fetare, ku kësaj here nuk është harruar Bashkësia e Tarikateve të Kosovës”, thekson Shehu.
Parcializim i komunitetit mysliman
Por, në këtë pikë, Bashkësia Islame e Kosovës ka shfaqur mospajtim me projektligjin e miratuar nga ekzekutivi. Resul Rexhepi, madje e quan të dëmshëm dhe me rrezik për parcializimin e bashkësive fetare.
“Kemi kërkuar që të shtohet një aline, një nen, apo një pikë, që të mos ketë mundësi që brenda të njëjtit komunitet fetar, brenda së njëjtës bashkësi fetare, të regjistrohet në organet e pushtetit ndonjë bashkësi tjetër fetare e të njëjtit komunitet fetar, e së njëjtës bashkësi fetare. Ose, së paku, le të ketë të drejtë, por me lejen e bashkësisë ekzistuese fetare. Kjo krijon paralelizma dhe kjo e bën shpartallimin definitiv të cilësdo bashkësi fetare qoftë”, shpjegon Rexhepi.
Por, Shehu thotë se plotësimi i Ligjit për liri fetare e konstaton gjendjen ligjore të Bashkësive Fetare, e cila ka ekzistuar në Kosovë që nga 1974. Sipas tij, në atë kohë, Bashkësia e Tarikateve, e kishte marrë statusin ligjor që i takonte, si e barabartë para ligjit me bashkësi tjera fetare.
“Komuniteti mysliman është i parcializuar shumë herë pas kohës së perandorisë osmane, e së fundi pas viteve ’90, dhe kryesisht i ka përcjell kufijtë e shteteve të posa krijuara. Ndarja e Tarikateve nga ana tjetër është një ndarje kualitative, e jo administrativo-politike ku ndahet Islami i ndërgjegjes, siç e interpreton dhe e kultivon islamin Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, prej islamit të orientuar nga ligji fetar, Sheriati, si në rastin e Bashkësisë Islame të Kosovës”, sqaron Shehu.
Sidoqoftë, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, thonë se disa herë ia kanë dorëzuar vërejtjet e tyre Zyrës Ligjore të kryeministrit të Kosovës, në formë të shkruar. Sipas tyre, projektligji çalon në shumë aspekte dhe nuk i rregullon mjaft çështje, sikurse ajo e pronës së bashkësive fetare, të tatimeve të ndryshme, çështjen e kontributeve të personave zyrtarë të bashkësive fetare dhe shumë çështje të tjera./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak