Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër tre zyrtarëve me pozita të ndryshme në Komunën e Dragashit.
Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë janë S.J., B.H., V.H.
“Sipas Aktakuzës i pandehuri S.J. nga viti 2009 në vazhdimësi deri në vitin 2016, në Dragash, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për tjetrin dhe shkaktimin e dëmit Komunës, duke përdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar dhe duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës nr. 04/2-144, i mundëson N.S., përvetësimin e paluajshmërisë – tokës shoqërore, në të cilën ndërton objekt afaristë dy katesh, pa kompensim dhe pa vendim të Asamblesë Komunale, me ç’ rast keqpërdor pasurinë e komunës së Dragashit dhe i shkakton dëm të konsiderueshëm në vlerën e paluajshmërisë shoqërore të përvetësuar. Dhe me këtë ka kryer veprën penale keqëpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422, paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.1, 2.2 dhe 2.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim theksohet se i pandehuri B.H. gjatë periudhës kohore të vitit 2011, në Dragash, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për tjetrin dhe shkaktimin e dëmit Komunës, duke përdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, me dashje nuk i kryen detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj, si dhe shkel ligjin mbi ndërtimin, në atë mënyrë që lëshon Aktvendim me të cilin N.S. i lejohet ndërtimi i objektit afaristë në paluajtshmërin shoqërore të evidentuar në emër të komunës së Dragashit, njëkohësisht gjatë atij viti, lëshon Aktvendim me të cilin vërtetohet se N.S., ka bërë uzurpimin arbitrar të tokës në pronësinë shoqërore e evidentuar si pronë shoqërore e komunës së Dragashit. Dhe me këtë ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422, paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.1 dhe 2.2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“I pandehuri V.H. gjatë vitit 2011, në Dragash, në vazhdimësi deri në vitin 2016, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për tjetrin dhe shkaktimin e dëmit komunës së Dragashit, duke përdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar të tij, me dashje nuk i kryen detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj, duke mos ndërmarrë veprime për ndërprerjen, ndalimin dhe ekzekutimin e punimeve në objektin e ndërtuar nga N.S., i cili posedonte lejen e ndërtimit të përkohshëm dhe lejon ndërtimin me karakter të përhershëm nga materiali i fortë prej betonit, në kundërshtim me lejen. Dhe me këtë ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422, paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.1 dhe 2.2, të Kodit Penal të republikës së Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.
I pandehuri N.S. prej vitit 2009, në vazhdimësi deri në vitin 2016, në Dragash, në mënyrë të kundërligjshëm uzurpon paluajtshmërinë – tokën në pronësi shoqërore, me kulturë tokë ndërtimore, në emër të pronës shoqërore të Komunës së Dragashit, në të cilën ndërton objektin afaristë dy katesh nga materiali i fortë prej betoni, për destinim të cilën e shfrytëzon si objekt afaristë. Dhe me këtë ka kryer veprën penale uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme nga neni 332, paragrafi 2, nënparagrafi 2.1, të Kodit Penal të Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët